-Ermelinda përshëndetje! Çfarë ka ndryshuar nga intervista e fundit që kemi bërë bashkë? A mund të na tregosh pak më shumë ti vetë si përfaqësuese e saj?!

Ermelinda Helmesi: Përshëndetje. Faleminderit për ftesën.Pas mbylljes me sukses të fushatës së 1 qershorit jemi përgatitur për sezonin e fillimit të çerdhes/kopështit.Për këtë sezon kemi sjell shumë produkte të reja. 

-Raenla online shop vjen me një surprizë në këtë sezon veror. A mund të na tregosh pak më shumë ti vetë si përfaqësuese e saj?!

-Ky është sezoni më i bukur. Pasi nuk ka gjë më të bukur se lumturia e një fëmije.

Si çdo fillim të ri në çerdhe/kopësht nënat zgjedhin për fëmijën e tyre më të mirën. Ne sjellim në treg çanta që ju përshtatet të gjitha shtresave të familjes. Çantat fillojnë nga 1000 lekë deri në 4000 lekë.  Çantat personalizohen me emrin e fëmijës, kjo e bën edhe më të vecantë si produkt.

Cantat janë të përshtatshme për fëmijët 1-6 vjec[foto të modeleve].

-Duhet ndjekur një trend i caktuar për të sjellë produktet best seller apo ato bëhen të tilla pas blerjeve tek ju, duke pasur parasysh komunikimin dhe delikatesën që keni me klientët?

-Ne jemi e vetmja faqe e autorizuar në Shqipëri për produktet Gleovelya. Ky autorizim na jep mundësinë që ne të japim ide në çdo produkt të ri që dizenjohet  përpara se të dali në prodhim.

Produkti bëhet best seller pas blerjes. Psh produkti  me luleshtrydhe janë shitur 1000 copë, prandaj e quajmë best seller (foto).

-Cilat produkte të personalizuara kanë qenë “on top” këtë herë?

-Produktet më të shitura.

Çanta me luleshtrydhe,

Çanta me pinguin,

Çanta happy smile e verdhë,

Çanta me Unicorn,

Kemi edhe çantat me personazhe mickey, minnie edhe spiderman.

-Vajzat e tua janë frymëzim në punën tënde?

Ato janë një frymëzim . Tani janë bërë shumë suport  pasi marin produktet edhe kanë dëshirë ti tregojnë me video . Sa herë që vjen një produkt i ri ja bëjnë “mami duam video t’ua tregojmë fëmijëve”, madje pasi janë bërë videot edhe i kanë parë edhe fëmijët e kopshtit nga instagramet e prindërve. Vijnë në shtëpi me një lumturi e thonë mami na kanë parë shoqe në video me kukullat që nxjerim ne.

-A është e vështirë të komunikosh me fluksin e klientëve që shkruajnë që ata të jenë gjithmonë të kënaqur?

-Me periudha të caktuara ka fluks edhe me kthimin e përgjigjeve jemi 4 persona. Kështu që ja dalim me sukses.

-Keni pasur kritika apo vetëm vlerësime për produktet tuaja?

-Krahas falenderimeve të cilat vijnë gjithmonë pas çdo dorëzim porosie, patjetër na ka qëlluar të kemi edhe kritika..

Ajo që ne bëjmë është që produktet i bëjmë video live në ambjentet tona në mënyrë që klienti të jetë i qartë në produktin që do mari. Kemi 1 model çante në 100 porosi  kemi pasur 4 klientë që janë ankuar për përmasat me pretendimin se në story është dukur më e madhe pavarësisht se produkti ka qenë i shoqëruar me përmasat e tij.

-Ku e gjen kohën të bësh gjithë këto gjëra Ermelinda, ndaje sekretin me ne…😀

-Shitja është një fryzmëzim që vjen .

Është e vërtetë që pas orarit të gjatë në sektorin bankar dita është e ngarkuar por, pasioni mposht çdo gjë.

-Në fund, çfarë do na thuash pa të pyetur…

-Këtë sezon ne vijmë me një suprizë

Në çdo porosi do të ketë një dhuratë për fëmijën edhe një dhurate për nënën (e cila ka sjell në jetë një fëmijë).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *