Moj ma me rrite duke hequr kafshatat nga goja jote, me arsimove duke u futur ne borxhe deri ne gryke,me rrite duke punuar nate e dite, sakrifikove jeten tende te me rritesh ne nje vend qe s’ka gjak, fe e kanun! Pse duhet te te kerkoj te falur moj nene nese me valixhe do te nisem ne emigrim per te ikur nga keto njerez te qelbur?!

Te te shoh duke te te dale shpirti ne spitalet e mykura nese ti je semure? Te te shoh te me lutesh t’i jap nje ‘kafe’ doktorit apo infermierit qe te ndihmoj qe te dalesh nga spitali shendet plote? Te te shoh se si mban rradhen ne shi bresher e vape, me ore te tera per sherbimet qe ti paguan me lekun e djerses?
Te te degjoj teksa me thua se askush nuk t’a liroi vendin ne urban?

Apo… kur t’i shpreh pakenaqesite e tua sa here mer ilace e thua qe nuk me kane bere asnje efekt…
Ç’fare bere o Tire? Sa ka si ty o Tire? A ke gjak o Tire, a je nene, a ke nene?

Vrave nje nene qe nuk te kerkoi asgje me shume se buke e uje… A ke shpirt ti gjakpirese? E di ti qe nena ime eshte dielli i shpirtit tim? Si mund t’ja fikesh driten e shpirtit nje vajze nene? Moj po si ta mbajti zemra ta beje? Ajo mund te ishte dhe gjyshe dhe ti c’bere? Vrave nje dore te ngrohte qe niperit e mbesat nuk do e ndjejne me ne jeten e tyre… Ku do ta marre tani ajo vajze keshillen, perqafimin, ledhatimin, dhe uratat e sinqerta qe vetem nena di ti jape me shpirt? Ku te qaje hallet e te gezoje ajo vajze tani?
Po sa ka si ty moj Tire ne spitalet e Shqiperise tone te mjere?

A numerohen dot me gishta thua?
Pse talleni me ne qe nenat i kemi pika te dobeta, ju kush ju beri lopa thua?
Vrit veten o Tire, vrite moj e qelbur para se te vrase leku qe more… Mbase ti me leket del nga burgu po mos harro qe Zoti i madh do te prese duar’ e kembe po vetem prit derisa ta marre frymen…
E moj nena ime me beson tani kur te them qe ketu edhe leku nuk ben pune, pasi njerezit jane te kalbur ne shpirt? Cfare te bej un o ma nese ti ke nevoje per ndihme spitalore dhe nuk te vjen asnje te te sherbeje?

Si t’ja mbush mendjen un infermierit, doktorit, apo sanitareve te te qendrojne ty prane? A thua do i mjaftoje zemra ime ne tavoline per t’ja lene garant per shendetin tend?
Si t’ja shpjegoj un atyre qe ti me dhe jete e pa ty s’kam jete?

Cohu neno ikim nga ky vend, perpara se te jete vone per mua e ty… cohu te lutem sepse ti je pika ime e dobet dhe nese ty te ndodh kjo gje, ti padashur do te me kthesh ne vrasese!
Po nena ime Tirja e njerez si ajo qe jane te gatshme ta marrin shpirtin ty, nuk meritojne burgun po vdekjen… cohu nena ime e mos ki frike sepse un do te mbroj me gjakun tim…

Mos me kthe ne vrasese, sepse un dua te jetoj jeten bashke me ty teksa ti vijon te me mesosh rrugen e jetes. Mos me ler vetem, andaj ma jep doren te ikim nje here e pergjithmone nga ky vend i qelbur qe vrasin nenat…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *