Doktor Koni, si specialist në fushën e urologjisë, çfarë është Nefrektomia laparoskopike?
-Nefrektomia laparoskopike është një procedurë minimale invazive për të hequr njërën ose të dyja veshkat për shkak të kancerit, dëmtimit të rëndë ë veshkave ose dhurimit, përmes disa prerjeve shumë të vogla tek pacienti. Nefrektomia radikale laparoskopike është një trajtim i shkëlqyeshëm minimalisht invaziv për shumicën e tumoreve renale të lokalizuara, me madhësi deri në 12 deri në 15 centimetra.
-Cilat janë avantazhet e këtij operacioni?
-Shmangia e komplikimeve të mundshme të zorrëve pas operacionit
-Koha e qëndrimit në spital më e shkurtër dhe shërimi më i shpejtë
-Më pak dhimbje pas operacionit dhe më pak nevojë për medikamente kundër dhimbjes
-Kthim më i shpejtë në aktivitetin normal ditor
-Prerje më të vogla dhe më pak shenja krahasuar me kirurgjinë e hapur
-Mundësi më e vogël për infeksione sesa kirurgjia e hapur.
-Për cilët pacientë është e përshtatshme kjo ndërhyrje?
-Kirurgjia laparaskopike e veshkave është e përshtatshme për pacientët që rezultojnë në sëmundje të veshkave në fazën përfundimtare (dështimi i veshkave) përfshirë infeksionin, gurët në veshka, obstruksionin, displazinë dhe hipertensionin vaskular renal.