Kujdesi për dhëmbët duhet të fillojë qysh në hapat e parë të jetës dhe jo më vonë se me daljen e dhëmbëve të parë. Si prindër, ju luani rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijës tuaj. E këshillueshme është të shkohet me fëmijën për vizitën e parë tek dentisti, jo më vonë se mosha dy deri në tre vjeç. Kontroll i rregullt nga dentisti, një higjienë e rregullt e gojës, si dhe përdorimi i ushqimit të shëndetshëm, shërbejnë për një buzëqeshje te bukur dhe të shëndetshme gjatë gjithë jetës.
Dalja e dhëmbëve dhe ndërrimi i tyre
Dalja e dhëmbëve fillon zakonisht në moshën gjashtë deri në tetë muajshe dhe dhëmbët e rinj dalin gradualisht, derisa të tërë dhëmbët e përkohshëm ose të qumështit janë bërë njëzet, në moshën dy vjeç e gjysëm. Dalja e dhëmbëve mund të shoqërohet me simptoma të caktuara, si për shembull dhimbje ose kruarje e mishrave të dhëmbëve, gjithashtu gjatë kësaj periudhe paraqiten shumë jargë. Temperaturë e lartë dhe e vazhdueshme, nuk paraqitet si karakteristikë e daljes së dhëmbëve. Dhëmbët e qumështit luajnë rol të rëndësishëm në përtypjen e ushqimit si dhe nxitjen e zhvillimit të kockave dhe muskujve. Si rrjedhim, zhvillimi i pjesës së poshtme të fytyrës, është pjesërisht i varur nga përdorimi i nofullave. Dhëmbët e përkohshëm ose të qumështit, ruajnë vendin e cakuar për dhëmbët e tjerë ose dhëmbët e përhershëm që pritet të vijnë, gjithashtu dhëmbët e përparmë u nevojiten fëmijëve me qëllim që të arrihet një shqiptim normal i tingujve (bashkëtin gëlloreve) s, f, v, þ(th) dhe ð(dh).
Ndërrimi i dhëmbëve bëhet nga mosha gjashtë deri ne dymbëdhjetë vjeç. Dhëmbët e parë të përhershëm dalin rreth moshës 6 vjeçare, kurse dhëmballët e kësaj moshe dalin prapa dhëmballëve të qumështit. Dhëmbët e përparmë (1,2), dhëmbët e syrit (3) dhe dhëmballët e përparme (4,5) dalin në vend të dhëmbëve të qumëshit dhe deri nga fundi i kësaj periudhe, janë plotësuar dhe dhëmballët e moshës dymbëdhjetë vjeçare (7), që vend osen mbas dhëmballëve të moshës gjashtë vjeçare.
Këshilla mbi ushqimin
Qumështi i nënës është ushqimi më i mirë i cilësuar për foshnjat, i cili përmban tërë ata përbërës ushqyes që fëmija ka nevojë të marrë, për tu rritur dhe zhvilluar në gjashtë muajt e parë. Supozohet që qumështi i nënës dhe/ose qumësht i veçantë i përgatitur për foshnja, janë pjesë e ushqimit,vitin e parë ose më gjatë. Në periudhën e daljes së dhëmbëve, këshillohet mënjanimi i të ushqyerit natën, i cili mund të kompesohet me pak ujë, nëse fëmija zgjohet i etur natën.
Shmangni mbushjen e shishes së ushqimit, me lëng frutash dhe ASNJËHERË mos i jepni fëmijës lëng frutash gjatë natës.
Të gjitha nevojat për shumëllojshmëri në ushqim dhe zakonet e të ngrënit në mënyrë të shëndetshme, janë bazë për dhëmbë të shëndetshëm. Duhet të përpiqemi të bëjmë zakon t’ju japim fëmijëve fillimisht të hanë ushqime të pasura në kalori gjatë ushqyerjes dhe kur kanë shqetësime nga dhëmbët, iu japim copa të vogla ushqimi midis dy vakteve të ngrënies, nëse është e nevojshme. Kufizojmë përdorimin e sheqernave midis vakteve të ngrënies, si dhe pijeve me gas e
lëngjeve të frutave, në kohë të caktuar ushqimi. Duhet të kemi parasysh se uji i ftohtë, është pija freskuese më e mirë.
Bakteriet në gojë ngjiten në sipërfaqen e dhëmbëve, e ashtuquajtura karies, si dhe përbërësit e sheqerit, shndërrohen në acide (thartira). Acidet, shndërrohen në gurëza të smaltit të dhëmbëve dhe vazhdojnë punën e tyre shkatarruese për rreth gjysëm ore pas përdorimit
të sheqernave. Pështyma, që luan një rol kyç në mbrojtjen e përgjithshme të trupit si dhe të dhëmbëve, arrin kryesisht të neutralizojë acidet gjatë asaj gjysëm ore, kështu që ajo zbërthen gurëzat dhe dhëmbi fiton prapë gjendjen normale. Po qe se respektohet e njejta kohë midis ngrënieve (vakteve), atëherë vepron më mirë sistemi imunitar (mbrojtës) për të luftuar kundër acideve, si dhe brejtja e
dhëmbëve pengohet. Një brejtje e vazhdueshme, është e rëndë për sistemin imunitar. Një copë djathë pas ushqimit është mbrojtje e mirë për dhëmbët, gjithashtu cimcakizat pa sheqer, pasi pështyma shtohet në gojë dhe shkatërrimi i acideve bëhet në kohë më të shkurtër. Në qoftë se higjiena nuk është e mirë dhe nëse paraqiten shenja të karies, atëherë pengohet shpëlarja e sipër!
Kontroll i vazhdueshëm
E këshillueshme është që, të shkohet me fëmijën për vizitën e parë tek dentisti, më përpara se të të kenë dalë të gjithë njëzet dhëmbët e para të qumështit ose të shkohet midis moshës dy dhe tre vjeçare. Në vizitën e parë bëhet njohja me ambientin e klinikës dentare, bëhet kontrolli i dhëmbëve dhe përveç kësaj, prindërit udhëzohen mbi kujdesin që duhet t’u kushtojnë dhëmbëve të fëmijëve, rregjimin në ushqim dhe përdorimin e fluorit. Kontrolli i rregullt nga dentisti njëherë më vit, luan një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e dhëmbëve të fëmijëve.
Plagët e dhëmbëve
Plagët në dhëmbë janë të zakonshme, veçanërisht tek fëmijët, që hedhin hapat e parë në jetë. Ka gjakrrjedhje nga plagët në membranën e gojës, por kurimi është aq i shpejtë sa shpesh nuk lë gjurmë. Ndodh që ka shfryrje apo boshllëqe në dhëmbë, veçanërisht dhëmbët e përparmë të sipërm, si dhe brejtje e smaltit ose thyerje të dhëmbit. Është e rëndësishme që dentisti, të vizitojë plagët në gojë, si dhe ti vëzhgojë ato për një kohë të caktuar.
Shkoni me fëmijën tek dentisti, jo më vonë se mosha dy deri në tre vjeç!