Vivian Biagioni e nisi karrierën në moshën 6 vjeçare në skenat më prestigjoze shqiptare. Në spektaklin  më të dashur në Shqiperi “Thë Voice Kids 2018” ajo spikati me zërin e saj duke u vlerësuar që në daljen e parë me pikët maksimale. I dha një shpresë për më tutje tregut muzikor, duke u kthyer në zërin më të kërkuar. Përvec kësaj Vivian mori pjesë edhe në spektaklin “Junior Sanremo” në 2018 në Area Sanremo Tour Italia. Një përfaqësim i denjë si për vendin tonë por edhe për profesionalizmin që tregoi gjatë mbremjeve të këtyre netëve, duke arritur deri në finale. Përveçse një këngëtare e përkushtuar edhe pse ende shumë e re në moshë, ajo punon edhe mbi tekstet e këngëve, të cilat së shpejti mendohet të kthehen në projekte të fuqishme për muzikën shqiptare dhe jo vetëm. Fituese në Zvicër në kompeticioni Tour Music Fest(festival europian) duke mos harruar që këndoi përpara një jurie me në krye Mogol, Kara Dioguard, presidentin e  këtij spektakli Gianluca Musso, Nadia Stacchini dhe docentët e “Berklee college of music” ku dhe realizoi një kurs intensiv  që u shty për vitin tjetër duke patur parasysh edhe situatën e krijuar nga Covid-19. Vivian përfaqësoi Zvicrën në finalen europiane në Rome ku ishin shumë shtete europiane dhe arriti e treta Ndoshta së shpejti “Tour Music Fest” mund të organizohet dhe në Shqipëri. Që në hapat e parë të karrierës së saj, Vivian ka treguar se është një artiste në zemër dhe se ka shumë për të dhënë. Për të nuk është e rëndësishme të bëhesh e famshme, por të këndosh me ndjenja brenda vetes duke i ofruar publikut po të njëjtat emocione. Një bashkëpunim kaq i drejtëpërdrejt me publikun është një sukses tjetër që shumë pak personazhe sot e arrijnë. Në planet e këngëtares së njohur projektet janë të shumta dhe të panumërta. Pretendimet për të qenë një profesionist në prefeksion arrijnë shkallën më të lartë për të, ndaj çdo gjë do vijë me kohën dhe të realizuara artistikisht në nivele maksimale.  E ardhmja i përket brezit të ri, dhe Vivian është një ambasadore e denjë e muzikës shqiptare, brenda dhe jashtë kufijve!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *