Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Ina Qato: Shpirti artistik nuk ka afat skadence
Njihuni me Ermalin, vogëlushin shqiptar që po çmend ndjekësit në rrjetet sociale
Eutanazia dhe COVID-19...Opinion nga Dr.Artan Koni!

Njihuni me Ermalin, vogëlushin shqiptar që po çmend ndjekësit në rrjetet sociale

Besoj që e keni hasur një nga djemtë më të komentuar në Instagram. Kjo nuk është rastësi sepse ai është një nga fëmijët më të njohur shqiptar përtej kufijve. Bëhet fjalë për Ermal Kazimin, vogëlushin 6 vjeçar, që jeton në Slloveni. Djaloshi numëron shumë ndjekësa në rrjetet sociale. Fotot e tij por edhe pamja e jashtme janë të kruara në çdo detaj. Në një rrëfim e ëma e Ermalit, Emine Kazimi, ka treguar më shumë për të dhe pasionet që ai ka.

Arsyeja që ju kemi ftuar për këtë intervistë është djali juaj, i cili duket se po rritet sa i bukur, po aq edhe i orientuar drejt artit. Na trego diçka më shumë…

Advertisement

Gjithçka nisi si dëshirë e jona, që biri ynë të kishte disa kujtime të çmuara nga fëmijëria. Ermali dukej shumë i lumtur kur ne e përgatisnim për fotografi. Kështu, ne vendosëm që këtë dëshirë për foto të thjeshta ta vijonim më tej me imazhe profesionale.

Si lindi ideja për t’ju përkushtuar kaq shumë dukjes së Ermalit në rrjete sociale? Kush merret më shumë më të, ti apo i ati Ermalit?

Në fakt, mamatë janë ato që janë të fiksuara pas dukjes dhe fotove. (qesh) Edhe bashkëshorti ka qenë gjithmonë i gatshëm për t’më që të vijoja dëshirë që djali ynë të njihej edhe në rrjetet sociale.

Cili është realisht qëllimi juaj si prindër, ta coni Ermalin drejt minimodelingut apo edhe më tej kur të rritet drejt modelingut?

Ne duam që ai të bëhet pjesë e botës së modelingut dhe të hedhi hapa të sigurt në të. Që tani shquaj lumturinë e tij kur merr poza para aparatit.

Është i lodhshëm i gjithë ky angazhim në rrjete sociale apo kënaqësia e tejkalon lodhjen?

Absolutisht që është kënaqësi e jashtëzakonshme. Nuk ka lodhje kur i bën gjërat me dëshirë, aq më tepër kur bëhet fjalë për gjysmën, që ti i ke dhënë jetë. Ai tashmë numëron 47 mijë ndjekësa, të cilët e duan dhe e komlimentojnë.

Ermali ka dëshirë të pozojë, është e lehtë të realizoni foto të bukura?

Siç ju tregova mësipër, Ermalit i pëlqenë të pozojë. Madje, kur vjen momenti i shkrepjeve, atij i qeshin sytë dhe direkt bëhet gati të transmetojë gjithë diellin që bie në të.

Cila është ajo ëndrra që dëshironi të realizoni me këtë angazhim?

Kjo është një parapërgatitje për të hedhur hapa të sigurt nesër, në ekran dhe për tu bërë yll i pasarelave. A nuk do ishte bukur që një shqiptar të përflitej anë e mban botës?

Ju jetoni ne Slloveni, vijnë ftesa dhe oferta nga jashtë apo edhe brenda vendit ku jetoni për të reklamuar veshje apo lodra për fëmijë?

Ftesa na vijnë jo vetëm nga kompani të ndryshme në Slloveni, por edhe përtej kufijve. I shohim me kujdes ato, pasi janë një mundësi e mirë për promovimin e djalit.

Ka diçka të cilën do e theksosh? Ke një mesazh apo një merak për Ermalin?

Dëshira ime është që im bir të bëhet sa më i suksesshëm, të ruaj traditën e familjes, për të ecur në rrugë të mbarë dhe të mos i harroj kurrë njerëzit që e kanë mbështetur.

https://instagram.com/ermal_kazimi?igshid=fk22wm42bjbc

Burimi: Gazeta Shqiptare

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Ina Qato: Shpirti artistik nuk ka afat skadence

Next Post

Eutanazia dhe COVID-19...Opinion nga Dr.Artan Koni!

Advertisement