Këngëtarja Dhurata Ahmetaj dhe futbollisti shqiptar Xherdan Shaqiri thuhej se kishin nisur një romancë mes vete.

Kjo për shkak se dyshja kishin filluar të ndjekin njëri-tjetrin në rrjete sociale, por në të njëjtën kohë edhe udhëtimet e shpeshta të Dhuratës drej Londrës ku sipas Prive-s shkonte ta takonte Shaqirin.

Por nuk vonoi , Dhurata dhe Xherdani e hoqën njëri-tjetrin nga rrjetet sociale dhe këtu u spekulua se lidhja e tyre ka përfunduar.

Në të njëjtën kohë, vizitat e saj drejt Londrës u pakuan. Ndërsa, sot këngëtarja ka bërë një postim në “Instagram” që ka shtuar dyshimet se postimi që ajo ka bërë ka të bëjë me futbollistin. “Asnjëherë mos lejo që njerëzit e njëjtë të dëshpërojnë dy herë, është postimi i Dhuratës. A ka të bëjë kjo thënie pikërisht për Xherdan Shaqirin do e mësojmë ditëve në vijim. Rikujtojmë se, muaj më parë për futbollistin kosovar raportuan mediat e huaja se kishte kaluar kohën në një jaht luksoze me femra pothuajse të zhveshura, pas lajmeve se është ndarë nga Dhurata.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *