KUR HESHTJA LEXOHET…
(KA CASTE KUR HESHTJA FLET SA NJË MIJË FJALË TË THËNA SË BASHKU)
KONCEPTIM
A e keni parasysh atë fishkëllimën në shpirt që si lule e padukshme kërkon të hedhi rrënjë në tokën e premtuar.Apo atë shkulmën e ngulitur që buron tronditës në dejet apo gjakun e trazuar.Kjo eshtë grishja e vërtetë e një vdekatari.Sepse cdo herë kerkon me ngulm atë forcën e fshehur që do të donte nga miqtë,nga të dashurit ,atë injektim shpirtëror të përditshëm.E gjitha kjo na trishton kur nga ana tjeter shoqëria,i dashuri apo e dashura hesht,kur tipi i njeriut hesht përballë një fakti apo një zile apo xhelozie të fshehur .Në fund të fundit duhet të pranojmë se ka njerëz që na duan shumë,janë të ndrojtur në karakter por që besojnë se uji i lumenjve është i destinuar të rrjedh aty ku ka ujë të pastër , në atë stacion që ata vetë besojnë se cdo gjë do kristalizohet brenda ujit që zjen në shtratin e vet.Ashtu siç mund të themi se gurët aty në fund trazohen ,grishen me njeri -tjetrin dhe uturijnë gjithmonë brenda,duke krijuar imazhin në sipërfaqje të gurëve të palëvizshëm që nuk flasin kurrë.Ka njerëz që i tremb heshtja,u krijon një pasiguri,një shperfillje nga i dashuri,ashtu sic ka disa që e humbasin kontrollin duke humbur hapësirën për vetveten.Heshtja për mua flet dhe me sy,
zjen brenda ,qan nga malli.Kjo eshtë mikluese ,një nyjë në stomak që lë shenja në psikoanalizën për vetveten.Në jetë më pëlqen të jem selektive..aty ku fjala dhe heshtja duhet të jenë bashkëudhëtare, çelësi i disponueshëm për të gjetur ekskluzivitetin e jetës së lumtur..
RUDINA PAPAJANI.