“Nëse reaksioni i brendshëm dhe i jashtëm, të kanë përplasur këto 21 vite në gjunjë, zor është të ngritesh shpejt, o Dardani e Shqipërisë; mirëpo përkundër sulmeve dhe bllokadave të egra, Ty do të ngritesh, do të fitosh, do të ribashkohesh, një ditë të bardhë, do të përparosh bashkë me Nënën Shqipëri. ​Ardhmëria jonë shkruan, F I T O R E!​

(Autori) ​

https://www.youtube.com/watch?v=_uBOgx8AFuw&feature=share…

​Kur delegacioni i Kosovës në vitin 1999 e nënshkroi, Marrëveshjen “e famshme” të Rambulletit në Paris, kur u kthye në atdhe, njëri nga pjesëmarrësit e saj, Bajram Kosumi në mjetet e informimit deklaronte:​”Kjo Marrëveshje, me (Rezolutën 1244, Rezolutë kjo që Serbisë ia njeh të drejtën e saj mbi territorin e Kosovës. Shën.im);-kjo Rezolutë është e përkohshme, sepse pas tri vitesh, populli i Kosovës do të deklarohet me Referendum, për ardhmërinë e tij me të drejtën e parimit të Vetëvendosjes”.​”Ja, ku flë lepuri”-thotë populli ynë?! Kaluan 21 vite që, Referendumi u harrua nga politikanët “largpamës”.​-Për më keq këta politikanë lejuan që, në Kushtetutën “ahtisariane”, kinse “Kushtetutë e Kosovës” të futet si thikë prapa shpinës Neni 3 i saj që, e ndalon Bashkimin e Kosovës me ndonjë shtet tjetër; duke aluduar indirekt me Shqipërinë.​Plus, kësaj “Kushtetute të Kosovës” pa e pyetur popullin e saj, i jepet gjoksit thika tjetër: “Paketa e Ahtisarit” e cila në thelbin e saj i vë Kosovës derdhje gjaku, kanalizime xhirizesh politike, bllokadash nga më të egrat që popullit do t’ i ofrohen si opiume-helmuse ndë vite, popullit tonë: ​1. Heqja e Flamurit Kuqezi, nga institucionet e Republikës.​2. Decentralizimi në baza etnike.​3. Eksterritorialiteti i kishave që në fakt shumica janë shqiptare, por gjatë pushtimeve dhe kolonizimeve të pushtuesve serbë dhe malazezë, i kanë konvertuar ato në kisha serbe. Tani, serbët pushtues krekosen dhe vajtojnë: për ruajtjen e tyre në “Kosovo Metohija”?!!!​4. Pastaj, pasoi dhe fusnota ,”Kosovo” që, kur delegacionet e politikës struce “kosovare” do të përfaqësohen jashtë Kosovës në Konferenca Ndërkombëtare, duhet të paraqiten me këtë damkë të zezë. ​-E turpshme, e tmerrshme kjo: emri i bukur i Dardanisë u fshi nga “defteret” “turko-serbe-euro-ruse; i zv, me emrin e Kosovës?! ​-Pse shqiptarët gjatë etapave historike në robëri e kanë lejuar këtë, ishte 10O herë turp, po pse edhe në shek 21 lejuan që atdheu ynë të emërtohet në gjuhën serbe, në kancelaritë botërore, kjo është 1000 herë turp?!…​5. Është cenuar Identiteti jonë kombëtar. ​Askund në ndonjë shtet tjetër të botës demokratike në lindje as në perëndim; populli s´ ka lejuar, as do të lejohet që vendi i banuar me 95% me popullsi autoktone, të quhet “shtet multi-etnik”.  Absurditet, injorim dhe arsyetim i kolonizimit serbo-malazez që përjetoi dhe po përjeton Kosova jonë, po nga këto qarqe “demokratike” kur po trajtohet padrejtësisht si shtet “Multietnik” me 95% shqiptarë.​-Ka dhe të tjera “xhevaire” padrejtësi që, gjatë këtyre 21 vitesh na kanë ofruar “miqtë ndërkombëtarë” dhe që, pa asnjë lloj rezistence i kanë pranuar politikanët e majmur me turpe dhe krime, të ashtuquajturit, politikanë “kosovarë” dhe “shqiptarë”. ​6. Vlen të theksohet dhe një çudi: për të gjitha këto prapakthime historike asnjëherë nuk është dëgjuar zëri nga politikanët “shqiptarë” në Tiranë?!!! ​-Ndërsa, Beogradi i godet pandërprerë kambanat kudo nëpër botë gjer në OKB, për “padrejtësitë” që serbëve minoritet iu bëhet në Kosovën e Shqipërisë, madje këto të drejta pretendon se i shkilen edhe në Shqipëri; poashtu edhe shovinistët grekë pushtues të Çamërisë këto akuza i hedhin të pabazuara duke i mbrojtur edhe të vdekurit, ushtarët e tyre nazi-fashistë, duke kërkuar të nderohen dhe të zbukurohen varret e tyre me marshime funebre drejt viseve jugore shqiptare, duke pretenduar që ato vise den baba den shqiptare, i takojnë “vorio-epirit”, ndërsa politikanët “shqiptarë” heshtin si mumjet përballë Serbisë Fashiste dhe Greqisë e mbarsur nga “Agimi i artë”, kjo pjellë e keqe neofashiste, heshtin si mumjet dhe përballë politikave të tilla të qarqeve reaksionare ndërkombëtare, për të drejtat e shqiptarëve që jetojnë jashtë shtetit amë. ​-Kjo papërgjegjësi para kombi shqiptar e sojnikëve të “treshi përsheshi”: Meta-Saliu-Rama, ishte dhe është, parasëgjithash dhe shkelje e nenit 8 të Kushtetutës së Shqipërisë.​7. Jo!  Nuk luftoi populli ynë në Dardani e gjetkë që, pas tri LÇ-re, vendin e tonë ta sundojnë qarqe të brendshme dhe të jashtme reaksionare.​-Jo! Nuk luftuan shqiptarët që, betejat e fituara në male dhe në qiell, për NJË DIELL, t’ i humbin në tavolinat e Konferencave euro-ruse-atlantike; duke Ricopëtuar trojet etnike.​Shqiptarët, luftuan për Ribashkim me Nënën Shqipëri.​Dëgjojeni betimin e UÇK-së!​Kjo dëshmohet qartë, kush e harroi dhe e tradhëtoi betimin e ushtarëve dhe të komandantëve të ushtrisë sonë heroike shqiptare.​Shqiptarët i bënë tri luftëra çlirimtare, prandaj kanë drejt të kërkojnë botërisht të zbatojmë parimin e VETËVENDOSJES, për shkëputje nga shtetet e huaja dhe RIBASHKIMIN me shtetin amë, Shqipërinë; kjo sipas parimit: një komb, një gjuhë, një flamur, një shtet. ​Jo! Shqiptarët nuk luftuan për  të ruajtur “paqen në rajon”, që pastaj gangsterët e huaj, miqtë e shovinistëve serbë, të pushtuesve tanë, duke ua kultivuar me dinakëri “vëllazërim-bashkimin” famëkeq titisto-rankoviqist, me armiken fashiste, Serbi po  edhe me shtetet tjera armike, pushtuese të trojeve tona etnike në Ilirik (Ballkan) ​-Shqiptarët luftuan për shtet me Identitet, të kemi Dinjitet në atdhe përtej kufijve të Shqipërisë Etnike.​Lavdi dëshmorëve të atdheut!​5 Qershor, 2020

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here