Në familjen Koni-Hoxha shëndeti dhe e bukura janë bërë pjesë e pandashme.

Ata njihen si një familje që i vënë theksin shëndetit duke qenë se dy bashkëshortët Dr Artan Koni dhe Dr Senera Hoxha janë tashmë prej vitesh pjesë e mjekësisë shqiptare por edhe bukurisë marrë parasysh edhe suksesin e Dr Senerës e cila është një nga mjeket e kirurgjisë estetike më të kërkuara në vend.


Të dy janë shumë të suksesshëm në punën që bëjnë. Në familjen e tyre disa ditë më parë është organizuar një festë në një nga komplekset më të njohur në vend “Jurgen” në Dajt.

Kryefjala e eventit ishte vajza e tyre Selentana Koni e cila festonte 2 vjetorin e lindjes. Datëlindja është dita më e veçantë e vitit për të gjithë, e pak më shumë për çdo fëmijë, prandaj në ditën e shënuar të vajzës së tyre ishte bërë një zgjedhje klasike nga familja dedikuar vajzes se tyre Selen! Të ftuar ishin miq mjekë, gazetarë, fotografë, e shume personalitete të tjera nga fusha te ndryshme.Një tryezë e ëmbël, tullumbace, zbukurime të ndritshme, ëmbëlsira dhe dekorime të tjera te cilat e ndiznin ambjentin edhe më shumë. Fëmijët zakonisht mërziten kur qëndrojnë për një kohë të gjatë në një tryezë, por jo në një festë datëlindjeje. Ishte përzgjedhur një organizim i këndshëm duke ndërthurur lojëra mes fëmijëve dhe të rriturve e duke shkaktuar kështu edhe të qeshura pa fund. Organizuesit e kishin sjellë çdo gjë në mënyrë të detajuar, gjë që Selen u ndje e rrethuar me dashuri. Në një atmosferë të këndshme Selen dhe bashkëmoshatarët e saj, luanin, kërcenin, qeshnin të gjithë së bashku. Vëmendja e të gjithë te ftuarve ndaj Selentanës i dha një nuancë tjetër festës. Dr Senera dukej shumë në forme jo vetëm nga perzgjedhja e veshjes elegante, por dhe njerëzit të cilët u bënë pjese e kësaj feste me dhurata nëpër duar dhe buzëqeshje në fytyrë. Gëzuar datëlindjen e vogla Selen!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *