Në 93 vjetorin e ditëlindjes së tij! Nga Minella Kureta!

Artisti i Popullit Çesk Zadeja ka lindur më 8 Qershor 1927 dhe sot mbush 93 vjet nga ditëlindja e tij.

Ai lindi në Shkodër dhe mësimet e para i mori në vendlindje, në shkollën françeskane, ku krahas mësimeve të tjera mori dhe njohuritë e para të muzikës. Që në moshë të re bënte pjesë në korin e Kishës Françeskane, u aktivizua me grupe të ndryshme amatore dhe mbasi dallohej për talentin e tij në moshën 14 vjeçare do të shkonte për studime në Accademinë di Santa Çacilia në Romë.


Në vitin 1946-47 do të punonte në Radio Shkodra si përgjegjës i departamentit muzikor. Gjatë viteve 1949-51 kryen shërbimin ushtarak në Ansamblin e Ushtrisë duke shërbyer si dirigjend i tij. Në vitet 1957-62 emërohet Udhëheqës Artistik i Ansamblit Artistik Shtetëror të Këngëve dhe Valleve në Tirané. Ai është themeluesi mund të themi i shumë istitucioneve muzikore. Më pastaj ka vazhduar deri më 1966 si Udhëheqës Artistik i Teatrit të Operës e Baletit, nga 1966-1972 ka drejtuar Katedrën e Muzikës në Institutin e Arteve( sot Akademia e Arteve) . Dhe përsëri nga 1973 deri 1992 rikthehet përsëri në Teatrin e Operës duke vazhduar ndërkohë dhe pedagogu kryesor i Akademisë Arteve.


Ai është kompozitori që bëri epokë në historinë e Muzikés Shqiptare.Çesk Zadeja ka qënë ndër të veçantët që lëvroi krijimtarinë e të gjitha formave muzikore , duke u bazuar në etnicitetin e pasurisë shpirtërore muzikore Shqiptare, mbi bazën e tradités më të mirë dhe autorëve të shquar para dhe mbrapa tij.
Mos harojmë të theksojmë se Çesk Zadeja pas dy viteve shkolle në Akademinë Santa Cecilia të Romës , do të shkonte gjatë viteve 1951 deri 1956 për studimet e larta në Akademinë e Arteve Ruse në Moskë ku do të formohej si një muzikand mendimtar, me nocion e psikologji kombëtare. Ai ishte i gjithpushtetshëm në botën muzikore Shqiptare dhe kjo e gjitha me forcën e mendjes së tij që arinte të kontrollonte dhe manovronte kohën , qëndronte gjithmonë syhapur e nuk egzaltohej kurrë por as nuk binte në déshpërim dhe këto tipare i reflektonte dhe në krijimtarinë muzikore të tij. Nëse të gjithë kishin një shpatë për të luftuar e mbrojtur ai kishtë dy armët nga më të fortat, së pari talenti muzikor dhe guximi me forcën e mendjes.. Sa mendimtar e i stërholluar në krijimtarinë e tij më të mirë vokale- simfonike, aq dhe i thjeshtëzuar ishte me grupet amatore.
Fillimet e krijimtarisë sé tij do të ishin befasuese që në vitet 1955 me kantatën muzikore ” Atdheu im”, dh me Simfoninë Nr . 1 mé 1956 që hyn dhe nga veprat e tij më të bukura. Pastaj vijnë: Suita për Kor e Orkestër më 1978, Suita vokale Simfonike për kor, solist e orkestër më 1979 etje.
Ndër muzikimet orkestrale dhe instrumentale mund të përmendim të parën Simfoninë Nr. 1 të 56. Suitën nga Baleti ” Delina” 1964. Koncertin për piano e orkestër më 1968 , sonata për violinë e piano më 1974 , suita simfonike e 1975 , suita në tre kohë për Orkestër Harqesh më 1982 e shumë të tjera. Muzika tjetër si Baleti ” Delina” , ” Para Stuhisë” e shumë të tjera balete, valle orkestrale për violinë e orkestër,këngë, arie, përpunime folklorike të orkestruara e ngritura në art me madhështi e deri tek muzika e valleve popullore e grupeve të ndryshme popullore nga më brilantet në tërë Shqipërinë.
Kam patur fatin dhe rastin që e kam patur Udhëheqës Artistik katër – pesë vjet resht në Koncertet e Majit për tu njohur më nga afér me Të dhe e kam ndjerë nga afër peshën e madhe që mbante dhe që përballonte me aftësinë profesionale, guximin dhe mençurinë e tij , për të dalë nga çdo situatë. Nuk e haroj kurrë njëherë në Komitetn e Koncerteve të Majit ku kontrollohej e vendosej çdo gjë dhe kur ish kryetari i këtij komiteti Z. Riza Hajro, që ishte dhe Shefi i Arësim- Kulturës në Komitetin Egzekutiv të Tiranës dhe me mua kishte një konflikt të vjetër pse e kisha kritikuar rëndë në shty e desh të hakmerej nëpërmjet sulmit mbi Ansamblin që drejtoja unë të Rajonit 3 të Tiranës, i madh Çesk Zadeja u ngrit dhe jo vetëm që më mbrojti me shumë profesionalizëm të lartë të gjitha numërat , po deklaroi para Z. Xhelil Gjoni që në atë kohë dridheshin të gjithë, ” se po të kishin një gjysmë të Minella Kuretës të gjihë ansamblet amatore dhe profesioniste do të ishte një mbrekulli, se një Minella të plotë nuk ndodh” . Kur vinë karpantjerët dhe hekur- kthyesit e kombinateve të material- ndërtimeve tronditet Teatri i Operës sa çuditen tërë artistët profesionistë se ku e gjejnë këtë forcë” . Pastaj e përkrahu fort Z. Avni Mula , I madhi Panajot Kanaçi , Z. Anastas Kondo ish ZV . Ministri Arësimit dhe Kulturës atëhere e nuk guxoj kush të më sulmonte më në mënyrë të tillë. Tani mund të duken si përralla, por atëhere ishin problemi dhe shetësimi më kryesor. Këto ishin ato që ja ritnin edhe më tepër madhështinë Çesk Zadesë , sepse argumentat e tij nuk i thyente kollaj askush, qoftë nga aftësia e argumentimit profesional, qoftë nga guximi që kish e që i mbronte vlerat deri në fund , sepse shquante pér qartësinë e mendimit, e formës, e teknikave specifike kompozicionale dhe dinte të shfrytëzonte me art e finesë vlerat e folklorit muzikor qytetar e sidomos atij fshatar. Pra me pontecialin intelektual e profesional té tij, ariti të qëndronte në epiqëndër të botës muzikore Shqiptare. Madje duke shpalosur vlerat e tij si mendimtar e kritik në tërë diskutimet, redaktimet e përpunimet në tërë veprat e programet e shkollave muzikore, akademisë e orkestrave të mëdha , Ai ariti ta quanin të gjithë nxënësit po dhe kolegët e tij si Babai i Muzikës Shqiptare. Z. Çesk Zadeja ju imponua edhe diktaturës me forcën e talentit të tij, me krijimtarinë më të fuqishme , më superiorja, dhe për nevojën që ndjenin institucionet për mbështetjen e tij. Ai nuk ishte krijues dhe pedagog xheloz, përkundrazi ishte mbështetësi mé i mdh në tërë rugën e krijuesëve të rinj, prandaj dhe e donin dhe respektonin kaq shumë. Nga klasat e tij kanë dalë dhjetra krijuesish të shquar që nga Tinin Harapi, Kozma Lara, Thoma Gaqi, Shpëtim Kushta, Kujtim Laro, Limoz Dizdari, Sokol Shupo, Aleksandër Peçi, Vasil Tole, Aleksandër Lalo etj. etje.
Për kontibutet e shquara të tij më 1961 u nderua me Titullin ” Artist i Merituar”
Më 1975 me Titullin: ” Artist i Popullit” , dhe më 1979 është nderuar me ” Çmmin e Republikës” të shkallës së I- rë. Për të madhin maestro Çesk Zadeja kanë shkruar shumë që nga Z . Eno Koço, Sokol Shupo, Vasil Tole, e dhjetra të tjerë, po për mendimin tim Z. Çesk Zadeja është një galeri e thellë me ar dhe ergjend dhe nuk marjnë konsideratat dhe kryevlerat tij kurrë.
Në këtë përvjetor të ditëlindjes së tij, na del nga shpirti të themi.
Lavdi veprës së ndritur të Artistit të Popullit Çesk Zadeja.
Ai meriton të dekorohej me Titullin e lartë ” Gjergj Kastrioti Skënderbeu”

Ja një nga poezitë e mia kushtuar të madhit Çesk Zadeja ato ditë:

GJENERAL I PENTAGRAMIT

Kur ike Ti, si shi i butë
Një heshtje zie ra.
Veriu të qante me lahutë,
Dhe Jugu me xhura.
Se Ti lahutës dhe xhurasë,
U dhe kumbim të ri.
I ngjite majave të lartë ,
Në valle e simfoni.
Pastaj shpërthyen klarinetat,
Me klithje e gurgullimë.
Me def, daulle e trompetat,
Në tërë Shqipërinë.
Në kaq beteja muzikore,
Atdheut i dhatë zë.
Dhe prej trofeve që shpesh korre,
Për vete s’bajte asgjë.
Nga i pari gjer më të mbramit,
U fale mjeshtëri.
Ti gjeneral i pentagramit,
Askujt s’i je borxhli.
E kush s’të njeh për kryemjeshtër,
Bujar e shakaxhi?
Ç’maestro e ç’artist i thjeshtë,
S’u drodh kur ike Ti !
Ndër pentagramet e çdo kënge,
Ç’madem i kristaluar!
Nga tingujt me kaq mall e dhimbje,
Pikon ar i kulluar.
Ti ike…. Qindra udhë kthimi,
Të sjellin prapë tek ne.
Kush s’thotë-” Oh ” – nga mallëngjimi,
Pas filmit ” Skënderbe” ?!.
Në çdo kantatë , film, a skicë,
Ti vjen si oshëtimë,
Në çdo poemë, arie, suitë,
Të shtang me madhështinë.
Dhe përsëri vjen ndër programet,
Shpërthen si një stuhi.
Buçet, ushton ndër pentagramet,
Gjëmon në simfoni.

Falenderoj Z. Nuri Çumani për fotot që më dërgoi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *