Me karantinën

kemi pësuar ndryshime të mëdha

në familjet tona.

Si prindërit e rinj edhe ata me fëmijë kanë patur më shumë kohë të rrinë së bashku. Kjo është e mira më e madhe dhe e bukur e karantinës.
Mua për dicka më ka pëlqyer kjo karantinë. Edhe për atë që thashë më sipër,por më shumë për faktin se të gjithë po shijojnë shëtitjet.
Ndoshta më parë kemi patur kohë dhe nuk e kemi marrë mundimin të bëjmë shëtitje në ajër të pastër. Vrapimi sa andej-këtej na bënte të mos e merrnim seriozisht këtë.
Po më “e bukura” është se tani na duket si në kohët e monizmit. Asnjëherë më parë nuk dilnim për shëtitje pa portofolin me vete. Cdo moshë do të blente një gjë se s’bën edhe nëse ishte i tejngopur në shtëpi.
Lëre pastaj kafet e gjata të cilat edhe pse piheshin një nga një nuk kishte rëndësi numri,po qëndrimi në lokal pa bërë asgjë,ose duke bërë “muhabet”,ose ose duke ndenjur gjithsecili në celularin e tij.
Tani kjo kohë është koha e shëtitjeve të cdo moshe pa futur dorën në xhep. Me atë shijen e kafesë së shtëpisë në gojë dhe duke shijuar natyrën me ajër shumë të pastër.
A nuk kishim nevojë për këtë? Po ,dhe shumë madje. Ta shijojmë këtë kohë se menjëherë kur të hapen lokalet do të fillojmë gjendjen e “pauzës” nëpër tavolinat e lokalit e madje do të kemi ditë kur të mos na shkojë mendja të ngremë sytë nga qielli e ta shohim sa i bukur është.
Është koha e nostalgjikëve të kohës së monizmit. Shëtitje dhe qëndrim me familjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *