Aktorja franceze Patricia Millardet,

e njohur për shqiptarët si personazhi i filmit “Oktapodi”

me komisar Katanin, me rolin e Silvia Contit, ka ndërruar jetë pasditen e sotme.

Lajmin e bënë me dije mediat italiane, sipas të cilave, aktorja ka pësuar një sulm në zemër në spitalin San Camillo në Romë.

E lindur në vitin 1957 në Mont-de-Marsan, në rajonin e New Aquitaine, Patrica Millardet mbushi 63 vjeç në 24 Mars.

Roli i magjistrates kurajoze dhe të pakorruptueshme të Silvia Contit në filmin “Oktapodi”, e kishte bërë atë shumë të njohur për publikun e gjerë.

Një rol që i kishte dhënë asaj popullaritet të madh.

Ajo ishte betuar se do të hakmerrej për vdekjen e komisarit, heroi i historisë në film, i vrarë nga mafia. Por që nga ai moment heroina ishte bërë vetë ajo, shkruan “Repubblica“.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *