Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Duhen edhe 396 viktima të tjera!

Nga Agron Berdaj

Emisioni “Open”, është kthyer në një tribunë ku gjejnë strehë njerëz të inkriminuar ,të cilët  shfaqin ide ,programe dhe doktrina fashiste , nën kujdesjen deri në mallëngjim të moderatores , e cila jo vetëm i dëgjon, por ndien një entuziazëm që e tjetërson pamjen e saj . Një i tillë ishte edhe pohimi në emisionin e të enjtes i ish – deputetit të PD, Saliani , i cili me një urrejtje çnjerezore të tipit fashist , pohoi se në 21 Janar qeveria e Saliut dhe e Lulit , nuk duhet të kishte vrarë 4 demostrues , por 400 të tillë .Nëse për shqiptarët kjo ngjarje është një krim dhe turp kombëtar, për elitën e PD është një pendim , jo për krimin e kryer, por për përmasat e krimit .Ato, sipas tyre sot, duhet të kishin qënë njëqind fish më tepër ,pra nga 4 të vrarë  në 400 të tillë  .Edhe më e rënda është se nga koha e një pohimi të tillë kriminal dhe deri më sot ,nuk ka pasur asnjë reagim shoqëror, politik , gjyqësor , gazetaresk , apo nga shoqëria civile , duke e zyrtazrizuar këtë opinion, si një dukuri demokratike dhe normale . Jo vetëm se ky aguridh  ,duhet ishte nxjerrë përveshi nga emisioni si një rrezik dhe kërcënim për opinionin duke ngjallur dhunë dhe terror në mjedisin shoqëror, por duhet të ishte në bankën e akuzuarve, si një fashist ordiner ,si një mbeturinë e falangave të kolaboracionistëve të larguar me turp nga historia .

Po në këtë emission , disa kohë më parë , vet Qoftëlargu deklaroi duke kërcënuar dhe tronditur publikun, madje i trimëruar, kur erdhi fjala për vrasiet e 21 Janarit ,se aq sa ishin vrarë ishin pak se më shumë viktima duhet të kishte në atë ngjarje .Madje këtu ai ,tregon edhe vendosjen dhe formacionin e luftimit të ministrave e personelit të kryeministrisë që do të godisnin turmat nga zyrat ku ata mbroheshin . Snajperi kryesor , sipas pohimit të tij , paska qënë vetë Juda, i cili do të qëllone ndaj kundërshtarit të tij politik ,Kryetarit të PS .Dhe këtë atribut ja jepte vet posti që mban ,pasi ndryshe nga të tjerët që duhet të qëllonin me urdhërin e tij ,ai e kishte të drejtën të qëllonte mbi këdo, pa urdhër .Ndaj , mbi të, në se do të bëhet ndonjëherë  drejtësia e re, duhet  parë ky status, si snajperi kryesor, pasi arma e tij në dorën e një të sëmuri psiqik, është e dyshuar për krime .  Këta mostra ,babë e bir (në politikë) nuk janë të ngopur nga krimet e bëra ,por kërkojë të tjera edhe më makabre e çnjerëzore .Pasi i shplanin  duart e përgjakura me krime ata ,veshin  veladonin e politikanit dhe dalin në ballë të turmave të inkriminuara, për të kërkuar më shumë demokraci dhe liri .Natyrisht kërkojnë më shumë liri për të vrarë dhe vjedhur .Qëndrime dhe veprime të tilla poshtruse dhe kriminale janë tipike fashiste .Kështu bënin gjeneralët e Hitlerit ,të cilët pasi vrisnin dhe digjnin në furra qindra mijra njerëz të pafajshëm në ditë ,në darkë ata ,shkonin në shtëpitë e tyre, ku  përkëdhelnin fëmijët ,dëgjonin me kënaqësi sinfonitë vieneze ,shkonin në kisha dhe faleshin ,u flisnin grave për dashuri platonike , me qentë tregoheshin shumë sentimentalë, dhe të nesërmen me energji të reja vazhdonin rrugën e krimeve . Edhe politikanëve tanë u shkon kjo ngjashmëri  . Kujtoni vrasjet e 1997, ku ata  ishte në ballë të dhunës për  shkatërrimin e shteti dhe ku u vranë 4000 njerëz . Akoma ekzistojnë urdhërat për armatosjen e PD si organizatë terroriste, ku veriu u organizua  për të luftuar jugun . Për qëllime kriminale dhe politike  janë zhdukur nga jeta dhjetra gazetarë dhe politikanë . Dhe sot këto monstra bëjnë thirrje për një 97, të dytë .Sikur të  mos mjaftonte ky libër krimesh  ,ata hapur fare në mes të studiove televizive ndihen të penduar se duhet të kishin bërë më tepër genocide ndaj popullit  ,se duhet të kishin vrarë më tepër njerëz .Pra sipas logjikës së tyre kriminale , nga ngjarja e 21 Janarit atyre u  ka mbetur pa  vrare nga populli që luftonte për liri dhe demokraci, edhe 396 veta .  Këto kërma politike  ,sipas pengut që u ka mbetur në shpirt, të lënë të kuptosh se do ta realizojnë këtë masakër kur të vijnë në pushtet .Për këto qëllime kanë dalë në rrugë , të dhunshëm ,agresiv ,me zjarr dhe molotov ,me shkelje ligjesh dhe përdhunim të kushtetutës .Fatkeqësi kur një subjekt i tillë kriminal shitet në publik , si një forcë politike .A do të ndodhë një ditë që faktori i vertetë demokratik në botë do t’i vendosi këto subjekte politike në listat e organizatave terroriste? Një gjë është e sigurt sa herë Qoftlargu dhe hijenat e tij i rivrasin viktimat e 21 Janarit, aq herë nga qeveria rozë vihen buqeta me lule në vendin ku janë ekzekutuar viktimat ,duke e shtyrë për në kalandat greke orën e drejtësisë për ta.

Advertisement

Agron Berdaj .

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

11 problemet e grave me gjoks të madh

Next Post

Bashkëpunimi më interesant erdhi nga Baron feat Jiss & Shepat quhet " Luj çyçek"

Advertisement