– Dua mendimin tuaj për një problem që kam në familje.

Pasi humba babain para tre vjetësh,

ai na la në testament tokën për të dy ne vëllezërit.

Tani, pas tre vjetësh që vendosëm të shisnim tokën e të merrnim gjithsecili fitimin që na takon, vëllai i madh më thotë: “S’të takon asgjë ty, sepse ti s’ke ndenjur në një shtëpi me babain”. Ai ka shqyer dhe testamentin e babait dhe më ka nxjerrë jashtë. S’e kam problem për tokën, por unë s’dua t’i flas më me gojë sa të jem gjallë, edhe pse ai duket sikur është penduar dhe kërkon të afrohet. A e meriton më respektin dhe dashurinë time si vëlla, apo jo? Ju, si më thoni të veproj dhe a duhet ta fal unë atë për gjestin që bëri ndaj meje?

– Tani, me sa mendoj unë, njerëz jemi dhe gabime bëjmë. Vëllai mbetet vëlla, si i themi ne shqiptarët dhe gjaku ujë s’bëhet, prandaj përderisa vellai e ka kuptuar gabimin, bëj sikur s’ka ndodhur gjë. Ylberi

– Nuk e di çfarë moshe keni, por nuk duhet të harrosh që toka është tokë, por vëllai është vëlla. Toka blihet, vëllai jo, toka falet, vëllai jo. Në qoftë se tokën e merr lumi, ti nuk do të vraposh ta shpëtosh, por në qoftë se lumi merr vëllain, ti do të hidhesh në ujë ta shpëtosh atë, edhe sikur ta dish se mund të mbytesh edhe vetë, se është gjaku yt. Pas dashurisë për fëmijët është dashuria për vëllain, dhe sa më shumë mosha rritet, dashuria për vëllain bëhet më e fortë. Bëju trim dhe i fortë, shko e përqafoje vëllain dhe thuaji: unë nuk të bëj ty me token, mua më duhesh ti dhe jo toka, përqafoje forte, dhe do të shohesh se ai për ty do bëjë më shumë sesa mund të vlejë ajo tokë. Flamuri

– Duhet ta falësh. Artano

– Nuk e di si e keni problemin, por vëllai është vëlla. Pavarësisht si ka vepruar ai, për mua, do ishte e vështirë të mos i flisja. Selimi

– Fale o plak se e ke vëlla, e ke në gjak. Sajmiri

– Ai babai juaj e njihte si të tillë prandaj la testament për secilin të përfshirë në të, me të drejtë trashëgimie, kështu që lajthitja e vëllait tuaj le të konsiderohet sekondare. Ndryshe si po don me të thanë, kap çiften e vrit vëllain, apo mos i fol vëllait e foli komshisë?! Katolikët thonë: “Duaje armikun tënd, si vëllain tënd”. Fale vëllain, aq ma shumë që edhe ka nisë të reagojë pozitivisht. Njeriu është mëkatar, ndaj falja, persosmërinë e disponon vetëm hyji. Duke falur vëllain tuaj keni kryer një shërbim e njëherazi keni bërë atë çka pas dritë babai juaj do të këshillonte. Kështu mundet edhe ti të deklarosh se vërtet je djali i atij babai të mirë që ju paska dashtë aq shumë e pa diferencime. Edi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *