Dark Mode Light Mode

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Follow Us
Follow Us

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use

Disa batuta humoristike…! Mos i humbisni!

Nuk janë të gjithë burrat budallenj, disa janë edhe beqarë…

Të gjithë duan të shkojnë në Parajsë, por askush nuk do të vdesë.

Një e dashur në makinë vlen sa dhjetë në axhendë.

Advertisement

Bifteku është një objekt prej mishi, që, sapo merr vesh çmimin e tij, porosit makarona.

Kështu si shkojnë gjërat në Shqipëri shoh të krijohet një klasë e re shoqërore…të varfërit e rinj!

Me mungesën e dritave shpëtova, kam një javë që nuk shoh gruan.

Shoh seancat e Parlamentit dhe çmendem. Njëri flet gjysmë ore pa thënë asgjë, gjysma poshtë fle, gjysma shkojnë të banjo dhe në fund të gjithë nuk bien dakort…

Lajmi më interesant që dëgjon në televizionin shqiptar  është: “Viktima u sulmua pas shpine me një goditje thike në gjoks…”

Demokracia të jep të drejtën të thuash atë që mendon, edhe kur nuk je në gjendje të mendosh.

Atyre që më pyesin se për kë do të votoj në zgjedhjet e ardhshme u përgjigjem “Nuk do të votoj për partinë që thotë do të bëjë të mirën më të madhe për vendin, por atë që thotë se do të bëjë të keqen më të vogël”

Jetojmë në një vend të pasur me pyetje, por të varfër me përgjigje.

Shqiptarët nuk e dinë se ç‘duan dhe nuk do të qetësohen kurrë po nuk e gjetën.

Nëse gjysma e shqiptarëve do të dinte si jetonte gjysma tjetër, do të ishin edhe ata mashtrues.

Sapo më shohin gratë, bien përdhe. Sigurisht kjo do të thotë se nuk mund të qëndrojnë në këmbë…

Krimi i organizuar ka emra të ndryshëm në botë. Në Itali quhet kamorra, në Amerikë, mafie dhe në Shqipëri, qeveri.

Në Shqipëri qeveria ka gjithmonë nga një problem për çdo zgjidhje.

Është llogaritur se brenda tre vjetëve vetëm në Tiranë do të ketë një milionë makina. Atëherë, kush do të kalojë në trotuarin tjetër, ta bëjë tani…

Me gazrat e skapamentove që thithim nuk dimë nëse duhet të shkojmë tek doktori, apo tek mekaniku. Edhe zogjtë nuk këndojnë më, kolliten!

Gjërat kanë ndryshuar që nga koha e Kolombit. Ai u nis për në Indi dhe u gjend në Amerikë. Më shoqëritë e sotme ajrore, nisesh për Indi dhe gjendesh në Indi, por valixhet të shkojnë në Amerikë!

Sa ka ecur përpara teknologjia. Pardje bleva një televizor me mikrovalë. Tani, programet e një ore i shoh për 6 minuta…

Vetëm në Shqipëri ndodhin këto: Ndëpresin programin e lajmeve të jashtëzakonshme për të dhënë të zakonshmet!

Burri dhe gruaja

Një burrë paguan dy milionë për diçka që bën një milion, sepse e do. Një grua paguan një milionë për diçka që bën dy milionë, megjithëse nuk e do.

Një grua shqetësohet për të ardhmen deri kur martohet, një burrë nuk shqetësohet për të ardhmen deri në ditën që martohet.

Që një burrë të jetë i lumtur duhet të kuptosh mjaftueshëm dhe ta duash pak. Që një grua të jetë e lumtur, duhet ta duash shumë dhe të mos përpiqesh ta kuptosh.

Beqari rron më shumë se i martuari, por i martuari është më i gatshëm për të vdekur!

Burrat e martuar mund t’i harrojnë gabimet e tyre, nuk ka nevojë të jenë dy njerëz që mbajnë mend të njëjtat gjëra.

Një grua martohet me një burrë duke menduar se do të ndryshojë, një burrë martohet me një grua duke menduar se nuk do të ndryshojë…

Një grua ka gjithmonë fjalën e fundit në një grindje, çfarëdo që guxon burri të thotë do të jetë fillimi i një grindjeje të re.

Shoqëri sigurimesh

Shembuj të deklarateve të disa të siguruarve që pësuan aksident me makinë:

1. Makina tjetër u përplas me timen pa njoftuar për qëllimin e saj.

2. U përplasa më një kamion të parkuar që po vinte nga kahu i kundërt.

3. I kam dhënë makinës 40 vjet derisa më zuri gjumi mbi timon dhe shkaktova aksident.

4. Ndërkohë që iu afrova kryqëzimit, një tabelë STOP u shfaq papritur në një vend ku nuk ishte shfaqur kurrë më parë!

5. Që të mos godisja prapakolpin e automjetit që kisha përapra, godita një këmbësor.

6. Këmbësori nuk mundi të vendoste nga cila anë të vraponte,  kur e shtypa me makinë.

7. Shtylla e OSHEE-se u afrua. U përpoqa ta shmangia, por ajo më ra përsipër.

8. Duke u kthyer në shtëpi, hyra në oborrin e gabuar dhe godita një pemë që nuk e kam.

9. Mendova se dritarja ishte e hapur deri në momentin kur u përpoqa të nxirrja kokën jashtë.  

Astronautët

Ishte periudha e luftës së ftohtë mes SHBA dhe BRSS.

Këshilltarët e presidentit shkojnë në Shtëpinë e Bardhë që t’i japin atij një lajm të papëlqyeshëm :

– Zoti president, kemi një sfidë të madhe nga Rusia. Në këtë moment, mijëra astronautë rusë po lyejnë hënën me ngjyrë të KUQE!

Presidenti, i pashqetësuar u përgjigjet:

– Sapo të mbarojnë, dërgo dy nga astronautët tanë me bojë të bardhë të shkruajnë COCA-COLA!

Keep Up to Date with the Most Important News

By pressing the Subscribe button, you confirm that you have read and are agreeing to our Privacy Policy and Terms of Use
Add a comment Add a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Previous Post

Nuk çaktivizohen frenat e dorës!

Next Post

Linda nga Gjilani bënë këngë për tradhëtarët

Advertisement