Për të ndezur flakë trupin e një burri mjafton të zgjidhni përkëdheljen e duhur, presionin e duhur, momentin e duhur dhe sidomos, vendin e duhur… Për këtë arsye, ndiqni guidën e mëposhtme:

1. Filloni me një përkëdhelje surprizë dhe të ngadalshme

Nëse ju shkoni menjëherë në thelb të gjërave, i ulni menjëherë pantallonat dhe filloni ta përkëdhelni, ai do të kujtojë se doni të mbaroni punë sa më shpejt për të mos humbur serinë e telenovelës suaj të preferuar. Atëherë, zgjidhni një strategji më të hollë dhe shënjestrën tuaj drejtojeni tek një vend më pak i kuptueshëm. Një zonë tjetër surprizë do t’ia shtonte edhe më shumë dëshirën. Në fakt, në seks burrat janë të pajisur me një mënyrë të menduari shumë të thjeshtë. Ata duan të dinë me saktësi se çfarë do të ndodhë më pas. Suzan Kelog, doktoreshë në seksologji dhe shefe e departamentit të seksologjisë në Institutin e Filadelfias thotë: “Pacientët e mi meshkuj më thonë shpesh se ata reagojnë më mirë ndaj përkëdheljeve surprizë. Kjo i befason dhe u ndez më shumë epshin”. Kur ai nuk arrin të gjejë se nga do të shkojnë duart tuaja, nuk mund të parashikojë as ndjesitë e veta dhe gjithë mbaresat e tij nervore do të qëndrojnë në gjendje pritjeje.

Si të veprojmë? Uluni pas tij dhe përshkoni një zigzag përgjatë gjithë shtyllës së tij kurrizore, nga lart-poshtë. “Një lëvizje zigzage është e paparashikuar, sidomos nëse partneri nuk arrin të shohë dorën tuaj”, shpjegon seksologia. Nëse alternoni trajektore te shkurtra dhe të shpejta me të tjera më të gjata dhe të ngadalshme, ju do ta çmendni fare atë. Pastaj, nervat që ndodhen përgjatë shtyllës kurrizore janë të lidhura drejtpërdrejt me organin seksual. 

2. Dobësitë e fshehta

Tani që partneri juaj ndjen dorën tuaj që përparon poshtë belit ai do të supozojë që objektivi juaj i ardhshëm do të jetë organi i tij seksual. Akoma jo, do të ishte shumë e lehtë! Ju mbetet një manovër shumë më eksituese: Të përkëdhelni pjesë të trupit të tij, por pa prekur organet gjenitale. Ju do të zgjoni disa zona erogjene, të cilat as ai vetë nuk e dinte që ekzistonin. “Trupi i burrave është i mbushur me zona erogjene që shumica e grave dhe burrave nuk e dinë se ekzistojnë. Këto zona, rrallë përkëdhelen” shpjegon seksologia.   

Si të veprojmë? Filloni të kafshoni lehtë kërcin e veshit, për të kaluar tek llapa e tij dhe për të përfunduar me majën e gjuhës tuaj në hapjen e kanalit të tij. Kjo ndjesi e ngrohtë dhe e lagësht në këtë lëkurë shumë të hollë do t’i dërgojë ngarkesa elektrike në të gjithë trupin.

3. Mos e shkëpusni kontaktin me lëkurën e tij

Masazhatoret profesioniste kanë një sekret: Në momentin që fillojnë masazhin nuk i heqin më duart nga klienti i tyre. Po të heqësh dorën, qoftë edhe për një moment, ndërpret lidhjen e butë mes dy lëkurave. I njëjti parim zbatohet edhe gjatë përkëdheljeve në seks. Kur ju përkëdhelni një burrë në mënyrë të vazhdueshme, prekja është kaq e rrjedhshme mbi lëkurën e tij sa ai ndjehet si i përkundur nga valët e oqeanit, por nëse e ndërprisni, kjo gjendje ndërpritet dhe dëshira bie menjëherë.

Si të veprojmë? Prekni gjoksin e tij me majat e gishtave dhe vazhdoni prekjen përgjatë barkut. Mund ta elektrizoni edhe më shumë nëse prekni dy zona njëkohësisht, për shembull mund të përshkoni rrathë të vegjël rreth thithave të tij dhe me dorën tjetër rrathë më të mëdhenj rreth kërthizës. Ose, bëni vija në të dyja anët e kraharorit për të përfunduar më pas në zonën e tij të nxehtë. Në këtë stad ai do të ishte i gatshëm të vdiste vetëm që ju t’i preknit organet gjenitale.

4. Organi seksual

Shumica e grave evitojnë prekjen e fuqishme të penisit të burrave, gjë që burrat e dëshirojnë me shumë zjarr. Lëkura që mbulon penisin është relativisht e trashë dhe e butë, pak e shumë si ajo e parakrahut, ndërsa lëkura e vaginës dhe klitorisit është e hollë, si ajo e qepallave. Për këtë arsye, gratë shpesh ngurrojnë duke kujtuar se kjo lloj përkëdheljeje u shkakton dhembje burrave, por në fakt ata kanë nevojë për lëvizje të forta dhe energjike që të arrijnë orgazmën. Përveç kësaj kjo lloj vrazhdësie luan një rol eksituesi psikologjik tek burri juaj. Një vëmendje e veçantë i duhet kushtuar edhe kokës së penisit dhe sidomos pjesës së quajtur freth. Shumë burra provojnë ndjesi shumë intensive kur kjo pjesë stimulohet drejtpërdrejt, megjithatë nuk duhet të insistoni shumë tek kjo pikë, nëse nuk doni që partneri juaj të arrijë orgazmën para se ju të jeni gati. Gjithashtu, një presion i tepruar mund t’i shkaktojë dhembje atij.

5. Çlodhja

Në sekondën pas arritjes së orgazmës në penisi ka një shtim në maksimum të fluksit të gjakut. Në këto momente, edhe sikur një pupël të ndalonte mbi të, nuk do të mund ta duronte. Periudha e çlodhjes zgjat pak a shumë 20 minuta. Megjithatë, partneri juaj do të donte të vazhdonte kontaktin me ju. Pas arritjes së orgazmës, hormonet e quajtura endorfine, të çliruara nga trupi i tij i japin dëshirë për prekje sensuale dhe jo seksuale. Lëruni fushë të lirë përkëdheljeve të buta, përqafimeve të ngrohta duke i mbajtur dy trupat tuaj sa më pranë njëri-tjetrit. Kështu do të ndjeheni më afër jo vetëm fizikisht, por edhe shpirtërisht.

Tre këshilla:

Në gjithë këtë lojë përkëdheljesh të ëmbla një rol vendimtar luajnë duart. Atëherë ndiqni këshillat e masazhistëve profesionistë:

Së pari, kalojini duart në ujë të nxehtë, pasi ai shton qarkullimin e gjakut dhe ato do të bëhen më të ndjeshme. Pastaj, ngrohtësia çlodh muskujt dhe kyçet, duke i bërë lëvizjet më të buta.

Së dyti, lyejini duart me krem hidratues, ose më mirë, me lubrifikant. Do të jenë më të buta dhe rrëshqitëse. Evitoni xhelet ose produktet me bazë alkooli: Ato avullojnë dhe i thajnë duart.

Së treti, kujdesuni edhe për thonjtë. Nuk duhet të kenë cepa të mprehtë apo të thyer, sepse lëkura rreth tyre që mund të shkaktojnë dhimbje në vend të kënaqësisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *