Ndihesh e pasigurtë dhe e ndrojtur kur të duhet të zhvishesh? Mbase fiziku yt të shkakton ndonjë kompleks, për shkak të normave të moralit apo sepse ndjehesh e pasigurtë për të? Për të vërtetuar nëse e ke problem të zhvishesh para të dashurit, kemi përgatitur 4 miniteste. Nëse i përgjigjesh pozitivisht njërit ose disave prej tyre, ke nevojë të lexosh këshillat tona për të kapërcyer ndrojtjen dhe për të shijuar në maksimum jetën e kënaqësitë e saj, pa qenë nevoja të fshehësh asgjë.

1. Nuk të pëlqen trupi yt?

a. Kur je në shtrat me të dashurin vë çarçafët dhe jorganët në mes, që ai të mos e shohë mirë trupin tënd?

b. Në palestër hyn e veshur në dush dhe zhvishesh vetëm kur je futur brenda?

c. Kur provon një veshje në dyqan, asnjëherë nuk del të shihesh në pasqyrën që ndodhet jashtë, që mos të të shohin të tjerët?

Nëse i je përgjigjur pozitivisht ndonjërës prej këtyre pyetjeve, duhet të dish që, në vend që të shijosh kënaqësitë e vogla të jetës (si për shembull të flesh në shtrat lakuriq e përqafuar me partnerin tënd) po humb kohë duke u fiksuar pas idesë që trupi yt nuk është i përkyer dhe për këtë arsye, askush nuk duhet ta shohë. Kujdes, sepse është një rreth vicioz: Sa më shumë fshihesh nga të tjerët, aq më shumë rritet ndjesia se ke diçka për të fshehur. E dimë që të çlirohesh nga kjo pasiguri nuk është aspak gjë e lehtë, por ia vlen të përpiqesh. Herën tjetër, kur të jesh në shtrat me të dashurin, zhvishu lakuriq dhe shtrihu përmbys që të ndihesh më mirë. Pastaj kërkoji atij të të bëjë një masazh të lehtë në kurriz dhe këmbë. Truku qëndron këtu: Nëse përqendrohesh te prekja e të dashurit tënd, do të harrosh frikën dhe pasigurinë që ndjen për trupin tënd. Nëse të vjen trup të zhvishesh në një palestër ose dhomë prove, ki parasysh se rrotull teje ke gra dhe ti nuk ke asgjë më pak ose më tepër se ato.

2. I ndrydh ndjesitë e tua?

a. Gjatë seksit shqetësohesh për atë që ndjen partneri dhe jo ti?

b. Kurrë nuk ke bërë banjo dielli toples, edhe kur ke qenë në një vend të izoluar ku s’të shihte njeri (bile s’të pëlqen fare si ide)?

c. Të flesh lakuriq? Jo, nuk je çmendur akoma!

Nëse kur je në shtrat me partnerin nuk je e aftë të shijosh përkëdheljet e tij, sepse ke frikë që nuk i pëlqen trupi yt, na vjen keq ta themi, por jeta jote seksuale kurrë nuk do të jetë e kënaqshme. Kështu, relaksohu dhe mos mendo për difektet e trupit tënd. Të sigurojmë që të gjitha gratë kanë difektet te tyre (bile edhe aktoret e kinemasë), ashtu si edhe partneri yt. Gjithashtu, herën tjetër, kur ke mundësi të bësh dashuri toples (atje ku nuk të sheh asnjeri, për shembull mbi një barkë në mes të detit) eksperimento ndjesinë e mrekullueshme të rrezeve të diellit mbi trupin tënd. Ah, këtë verë provo të flesh lakuriq me një palë çarçafë mendafshi. Prekja  e butë dhe e lehtë e trupit tënd me to do të jetë kaq eksituese sa nuk do të veshësh më pizhama!

3. Je e shqetësuar për krahasimet?

a. Preferon të bësh dashuri me dritën mbyllur, që partneri yt të mos bëjë krahasime me trupin e ish-të dashurës?

b. Në verë gjithmonë lidh një bluzë në bel,  (edhe kur bën vapë) që të tjerët të mos thonë se prapanicat e tua janë si valixhe?

c. Do të bëje banjo dielli toples po të mos kishe frikë se të gjitha shikimet do të përqendroheshin në madhësinë e gjoksit tënd?

Ti mund të zhvishesh para partnerit, por gjithmonë kur drita është e fikur. E njëjta gjë ndodh edhe me veshjet: Nuk e ke problem të veshësh një minifund ose një bluzë me dekolte, por kur je e sigurtë që ke fshehur pjesët e trupit që të duken të shëmtuara ose të tregojnë të shëndoshë. Dihet që të gjitha gratë kanë disa pjesë të trupit për të cilat janë më krenare se për të tjerat, por gjithashtu është e vërtetë se ato që ti i konsideron si “të tmerrshme” nuk meritojnë të fshihen. Së pari, sepse ajo që ti mendon se nuk është shumë e bukur mund të jetë ajo që i tërheq më shumë të tjerët, sidomos burrat. Mbaj mend se burrat stimulohen nga pamja, kështu që, nëse nuk bën dashuri me dritën ndezur, po e  privon partnerin tënd nga një prej gjërave që e eksitojnë më shumë. Përsa i përket frikës se të krahason me ish-të dashurat, mos harro se nëse rri me ty, do të thotë se të preferon ty dhe jo ato.

Në radhë të dytë, kur vesh rroba që të fshehin difektet fizike, si për shembull të prapme të mëdha, e vetmja që arrin të bësh është të tërheqësh më shumë vëmendjen drejt kësaj pjese të trupit. Përfundimisht, do të të shohin më shumë dhe kjo është ajo që doje të evitoje, apo jo? Duhet ta pranosh trupin tënd ashtu siç është dhe mbaj mend: S’kanë rëndësi rrobat që vesh. Që një grua të duket e bukur, ajo duhet të ndihet mirë me veten dhe të sillet me natyrshmëri.

4. Je shumë e ndrojtur?

a. Ndrojtja jote të pengon t’ia marrësh dorën partnerit dhe ta udhëheqësh në pikat kyçe të trupit tënd?

b. Të pëlqejnë veshjet e lehta dhe dekoltetë e verës, por nuk guxon t’i veshësh?

c. Në plazh rrobat e tua të banjës janë të mëdha, sepse nuk guxon të veshësh bikini të vogla?

Duhet të çlirohesh nga këto pasiguri, nëse nuk do të shohësh si të kalojnë para syve  mundësitë që dhurojnë më shumë kënqaqësi në jetën tënde, pa mundur t’i shijosh. Teknika më e mirë për t’ia dalë mbanë është të mësohesh të shohësh lakuriq trupin tënd, ta vështrosh atë dhe ndjesitë që ke kur përkëdhel veten. Vetëm nëse pranon lakuriqësinë tënde dhe zbulon atë që ndjen, mund të ndjehesh rehat kur ke përballë një person tjetër që të përkëdhel. Mbi të gjitha, bëj një përpjekje për ta parë anatominë njerëzore si diçka natyrale e të shëndetshme dhe, megjithëse nuk e beson, diçka që jo gjithmonë ngjall dëshirën tek seksi i kundërt. Për shembull, nëse një burrë masazhist të bën një masazh në një qendër të specializuar, ai as që e çon nëpër mendje se mund të shkojë me ty. Pse ti mendon se, kur zhvishesh para një mjeku, ai nuk mendon gjë tjetër veçse të bëjë dashuri me ty? Sigurisht, përgjigjja është jo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *