“Si shkon në shtrat me të?”, është një pyetje që ta bën shoqja e ngushtë…

Në përgjigje, përfshihen informacione të tilla si shpeshtësia dhe kohëzgjatja e një raporti, megjithatë, mos u besoni gjykimeve të shoqeve dhe aq më pak, pamjes së jashtme. Çdo person është ndryshe.

Pyetja e vërtetë që duhet bërë është: “A kënaqesh me të?”. Nëse po, atëhere gjithçka shkon mirë në çift. Thelbësorja është të kënaqesh gjatë një marrëdhënieje seksuale, pavarësisht paragjykimeve.

Megjithatë, gratë e torturojnë veten me pyetje të tipit: “Partneri nuk më prek fare gjatë seksit… Është normale? Sa kohë duhet të zgjasin lojërat paraprake? A mund të kënaqesh nëse marrëdhënia nuk zgjat shumë? Sa shpesh duhet bërë dashuri?”. Kemi vendosur t’ju tregojmë disa zbulime në këtë drejtim. Lexoni më poshtë…

Sa duhet të zgjasin lojërat paraprake?

Kohëzgjatja e lojërave paraprake është shumë e ndryshme për burrat dhe gratë. Një burrë ka nevojë për pak lojëra të tilla, pasi eksitimi i tij rritet shumë shpejt. Kjo ndodh sepse eksitimi është i lokalizuar vetëm në një vend dhe nuk ka nevojë të erotizojë gjithë trupin. Gruaja ka nevojë t’i stimulohet gjithë trupi që të eksitohet, ka nevojë për më shumë kohë sesa ajo që duhet për një zonë të vetme. Për këtë arsye, mendohet se një femër ka nevojë për 10 herë më shumë lojëra paraprake sesa një burrë. Për të, këto lojëra nuk janë kurrë shumë të gjata! Konsiderohet që për të, 20 minuta lojëra janë minimumi, por sigurisht, ti e di që ka edhe përjashtime…

Megjithëse kanë nevoja të ndryshme në fillim, burrat dhe gratë mund të kuptohen, të bien dakord dhe të bëjnë shumë për njëri-tjetrin. Gruaja i mëson partnerit të vlerësojë lojërat paraparake që zgjasin. Nëse ai pranon, zbulon një botë të re ndjesish dhe orgazma shumë më të fuqishme. Me fitimin e eksperiencës, gruaja mëson që seksi i saj të jetë më reagues ndaj përkëdheljeve dhe kështu, dëshira dhe eksitimi i saj janë më të siguruara.

Kohëzgjatja e raportit seksual…

Kohëzgjatja e një raporti? Kjo nuk është aq e rëndësishme sa imagjinohet. Ajo që ka rëndësi është kënaqësia e dyanshme, jo kronometri! Të bësh dashuri tërë natën mund të duket tunduese… ose e pamundur! Thelbësorja është të kënaqeni së bashku dhe kjo nganjëherë mund të arrihet më mirë me një seks të shpejtë, sesa me një seancë të gjatë Kamasutre.

Mos u impresiononi nga ata që përpiqen t’ju habisin duke ju treguar se bëjnë apo ndjejnë mrekullira në shtrat. Ka shumë mundësi që ju kënaqeni në shtrat më shumë sesa ata!

Shpeshtësia e raporteve

Shpeshtësia e marrëdhënieve seksuale ndryshon, por në statistikat e kohëve të fundit është llogaritur mesatarisht 13 herë në muaj, në fillim të lidhjes. Më shumë se 50% bëjnë dashuri 3 ose më shumë herë në javë, por pas 5 vjetësh martesë, gjërat “qetësohen” pak dhe mesatarja zbret në 9-10 herë në muaj. Mosha nuk ka shumë rëndësi. Entuziazmi i fillimit është i njëjtë, pavarësisht nëse jeni lidhur në moshën 20 apo 50 vjeç, ndërsa pas 15 vjetëve martesë, vetëm 1% e çifteve nuk bëjnë më dashuri së bashku…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *