Çfarë u pëlqen djemve? A duan ata t’i puthësh në publik apo të silleni si një femër e dhënë pas seksit? Mësoji gjestet që duhet të përdorësh me në, në shkrimin e mëposhtëm…

– Shumica e djemve e kthejnë seksin në një sprint, objektivi i të cilit është orgazma. Por, nëse i merrni gjërat shumë më ngadalë, ai do të mësojë të ndjejë dhe të dëshirojë çdo përkëdhelje.

– Vish çorape të gjata deri te kofsha, ulu lakuriq mbi të dhe thuaji të t’i heqë ngadalë.

– Vish një minifund xhins të shkurtër dhe sillu si vajzë e keqe. Kapja dorën atërherë kur s’e pret dhe vërja mbi gjoksin tënd.

– Lëre të të përkëdhelë dekoltenë me penisin e tij.

– Në një ditë me shi, propozojini njeri-tjetrit të thyeni rekordin tuaj, duke bërë dashuri sa herë të mundni.

– Kur të jeni në publik dhe të jetë e pamundur për të ikur që të bëni seks, preki nja dy herë si rastësisht xhinset nga përpara.

– Bëji një surprizë dhe një natë shihni së bashku njërin film porno pas tjetrit.

– Para se të filloni seksin, ofroji një seancë kërcimi të barkut. Do t’i pëlqejë të shohë si lëvizin ijet e tua.

– Merr një tub me krem pastiçerie dhe vizato një rreth rrotull organeve të tij gjenitale.

-Vish një palë sutjena, tip korse me shumë lidhëse dhe thuaji të t’i zgjidhë një nga një. Sa më shumë të vonohet, aq më shumë do t’i shtohet dëshira.

– Kur të jeni me miqtë e tij, puthe dhe buzëqeshi në mënyrë provokuese. Mundohu që koleget e tij t’ju kenë zili.

– Nëse kthehet në shtëpi nga puna dhe të gjen në shtrat lakuriq, si një modele reviste, do të eksitohet shumë.

– Një natë zëvendësojeni seksin romantik me atë të egër; në vend të mëndafshit përdorni lëkurën, lidheni tjetrin dhe thuajini fjalë të ndyra në vesh. Do t’i duket sikur ka një tjetër përpara.

– Shihe në sy gjatë seksit. Lidhja emocionale do të jetë në maksimum.

– Thuaji që do të bësh dashuri në atë moment dhe në atë vend. Mos prit që të të përgjigjet, por vepro.

– Kur të jeni në shtrat, pëshpëriti në vesh se fqinjët po ju përgjojnë. Kjo nuk është e vërtetë dhe ai e di, por ideja se njerëz të tjerë po ju vështrojnë, do t’ju eksitojë edhe më shumë.

– Zonat me qime të trupit të mashkullit janë edhe më të ndjeshmet. Kushtoji vëmendje zonës rreth thithave, linjës që shkon nga kërthiza te pubisi dhe vetë kërthizës.

– Pasi të arrini të dy orgazmën, pastrojeni njëri-tjetrin me një sfungjer të njomur me ujë.

– Mund të duket e vështirë, por ka shumë efekt: Gjatë pozicionit të misionerit, lëviz ijet në pozicionin e akrepave të sahatit, ndërsa partneri në drejtimin e kundërt.

– Prit një bluzë të vjetër në mënyrë që të duken thithat e gjoksit. Patjetër që ai do të jetë i gatshëm të të japë njërën nga bluzat e tij, që të mos prishësh tënden.

– Kur të jesh sipër tij, duke u fërkuar me trupin e tij, vër gishtat në gojë dhe luaj me buzët e tua.

– Rrini në shtrat edhe pas orgazmës. Atij do t’i pëlqejë të rrijë pranë teje, të ndjejë si të ulet pulsi dhe të rrahurat e zemrës.

Pas seksit…

Kemi pyetur njëqind djem se çfarë mendonin pas seksi dhe ja si janë përgjigjur:

35% – “Shpresoj t’i ketë pëlqyer”.

28%- “Tani dua vetëm të fle”.

24%- “Vërtet e ka arritur orgazmën?”

13%- “Kam uri”   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *