“Ka kohë që për mungesë kohe e kisha braktisur si rubrike javore ne faqen time te fb…”-kështu e nis shkrimin e saj administratorja e përgjithshme e Ora News&Chanel One dhe pedagogia Xhoi Jakaj dhe vazhdon më tej…:
1- Studentët dhe greva, per mendimin tim janë në pikën e hallit, mes humbjes dhe fitores,sepse ne një sistem diktatorial sic po kthehet ky yni fitoret nuk bëhen pa drejtues dhe pa masen e gjerë popullore me vete,të dy këta element protestes i mungojnë, i ka mbetur vetem pak mbeshtetje nga disa televizione dhe protesta nuk ështe e organizuar në asnje detaj, ndjese se jam vete pedagoge e më dhemb humbja tyre, por ca jane në shtepi,ca në leksion ebca te tjere ngujuar në disa klasa dhe nën një presion shumë të madh nga policia private e ut dhe policia e shtetit dhe vetë shteti e partitë që i përçanë, në shqiperi tashmë është instaluar sllogani “perça dhe sundo”
2-Të gjithë u morën me çeshtjen pse një i ri nga kosova duhet të ketë shansin të drejtojë diplomacinë shqiptare e jo një nga shqiperia nuk është e mundur të ketë një portofol ministror në kosove,mbase ndodh një ditë, ne jemi populli që vjellim shumë vrer , shajmë, fyejmë denigrojmë dijen e padijen, pra nuk ka një kufi ndarës mes së mires dhe së ligës këtu te ne,mjafton një sulm në rrjetet sociale për një person dhe e masakrojmë atë me libër shtëpie, ia rreckosim diplomat dhe shkollimet edhe sikur ti këtë të tëra në rregull ne hedhim baltë mbi çdokënd, e të arrestojmë pa pikën e proves jemi popull që marrim njëri- tjetrin me gurë vetem partia mos na preket….
3- E pa llogjikshme lufta midis Presidentit dhe Kryeministrit por do pajtohen mos u lodhni fare, edhe nëse jo , për disa vite të tjera këto koka do e drejtojnë këtë vend dhe ne do bëjmë shkrime në portale e do dëgjojmë analistet në studio televizive duke na treguar e llafosur për politikanët tanë të nderuar cili vlen më shumë e cili më pak, por me hallet e të shkretit popull askush nuk merret…?!
4-Debora e të ftohti ka mbuluar gjithë vendin e dhjetra fshatra në shqipëri i kemi pa bukë, ushqim, medikamente dhe energji elektrike, e perveç dy ministreve që dolën dje në televizor me sfond dëborën e bardhë nuk kemi dëgjuar të merren masa konkrete e të ndihmohen këta banorë nga temperaturat shumë të ulta dhe varfëria e tejskajshme në limitet e jetës
5- Jemi një popull i pa vetëdijshëm për hallet tona dhe se cfarë po na bën politika, e gjithnjë zgjedhim të keqen me të madhe jo atë më të voglen dhe justifikohemi me shprehjen partia ime është më afte dhe e drejtë se ajo e jotja edhe pse partia e asnjërit hallet nuk ua zgjidhi kurre, e të dy bashkë- biseduesit janë në të njejtën varferi ekstreme …
Zoti e shpëtoftë këtë vend nga politika e mbrapshtë dhe ne si popull nga keq përdorimi që po na bën kjo politikē nder shekuj….