N


– Jam e lidhur me një djalë prej dy vjetësh tashmë, e dua shumë dhe di që edhe ai më do, ama më ofendon në shumë gjëra, më ul para njerëzve duke më thënë “hajt se ti nuk di gjë, je pak injorante”, sepse ai është shumë më i madh se unë. E shikon që mërzitem dhe më kërkon falje. Unë e fal, por vazhdon me të njëjtin avaz. I kam thënë që duhet të fejohemi, pasi vetë ma ka thënë një gjë të tillë, por ai e shmang si bisedë. Ndërkohë, kur i them të ndahemi, ai më thotë “jo, ti je me mua”. Sinqerisht, nuk e kuptoj sjelljen e tij dhe nuk di si të veproj…

-Dëgjo moj vajzë një njeri që të do vertet nuk të shan nuk të ofendon në sy të tjerëve, të mbron dhe të ngre si karakter tek të tjerët. E dyta injoranti të thot ti s’di ti s’bën etj, kur ai tani që je ë lidhur me të të ofendon e të ul pa imagjino kur të martohesh, krijosh familje a shtyhet jeta gjithnjë me përbuzje, ulje, ofendime dhe tallje?? Joooo… Atëherë ik një herë e pergjithmonë nga ai njeri i thuaj të dhjefsha dashurinë ty që ke për mua, kur ti më ul e më bën leckë para të tjeravë. Së treti ai tallet ty se po të dojë për jetë vjen të kërkon e të ka një jetë pranë. Në fun, kaq karakter i ulët qenke si femër që rri më të tillë mashkull, pse u tha dynjaja për meshkuj ka me lopatë. Gjej një të denjë e të hajrit, mos shkatërro jetën me injorantë dhe njrëz pa vlerë. Romeo

-Shiko mos ka fëmijët për të fejuar ai dhe ty të do për të bërë kafet. Barjami

– Çfarë do të thotë “shumë më i madh se unë” ??? Blerina

– Gjuha kocka s’ka por kocka thyen. Dhuna shpirtërore është më e rëndë se ajo fizike, mendoj! Hap rrugën goce. Esteban

– Kështu do jetë deri sa të rrojë, se është injorant me rrënjë. Lëre!! Liza

– Ik lëre plehren dhe gjej dikë që të ketë respekt për veten e vetë pastaj për ty, të uroj fat, dhe mos u mërzit po e le se do shpëtosh. Armela

– Si është e mundur që ke aq pak vlerësim e dashuri për veten? Një person që të trajton në këtë formë nuk meriton të rrish 5 minuta më gjatë me të e jo më të mendosh të kalosh jetën. Sjellja e tij është krejt e thjeshtë, nuk të do e njerëz të tillë nuk duan t’ia dinë! Zgjedhjen e ke në dorë ti, por mos u bëj pre e meshkujve të tillë, duaj më shumë veten e atëherë do takosh edhe njeriun e duhur. Orieta

Për mendimin tim, këtu të gjithë bëhen moralistë dhe ecin me teorinë jo me praktikën, në sensin që kur njeriu është shumë i dashuruar si kjo vajza, harron dhe gëlltit shumë gjëra. Ti mos e lër të të ofendojë, mbaj qëndrim ndaj tij, bëja të qartë që të vret e lëndon në këtë mënyrë si të trajton. Fillo të fitosh pak nga pak terren mbi të. Anila

Largohu sa nuk është vonë se ujku qimen e ndërron, por zakonin s’e harron. Ti e di vetë, por më e mira është te ndahesh se jeta eshte e gjate dhe nuk jetohet me te perulur gjithmone. Roza

– Hiq dore sa nuk je vone. Ofendimin ai e ka pjese te karakterit. S’ka per te ndryshuar. Albana

– Historia juaj më kujtoi shumë të kaluarën time. Ai person nuk ju meriton, po ju trajton si kafshë sikur kush e di ç’i duket vetja. Për mendimin tim, lëre sa nuk eshte von se do të të gjejë si unë, me një martesë të deshtuar. Tani në kto momente që po ju shkruaj e ndjej veten më të lumtur që jam vetem sesa me një  person të tillë nuk kalon jeta. Me injorantë qe u duket vetja më të ditur e më me shkollë se ne. Mimoza

– Faji eshte i yti moj goce, e ke lejuar që në fillimet e tua e tani topi eshte ne doren e tij. Në qoftë se e do veten, bej keshtu, ftoje ne kafe e i thuaj “është hera e fundit e nuk po te duroj më. Tani duhet te mendoj per jeten time! Do krijoj familje! Kam rastin ne dore do fejohem ndoshta me mbleseri”. Shiko reagimin. Ti do zgjedhesh o dinjitetin tend, o përbuzjen e te tjereve. Andi

– Nga të gjitha komentet ky më i sakti. Bravo. Xhevo

– Sado të kerkojë falje, ai prapë do te vazhdojë te ofendojë sepse e di qe ti do ta falesh ate. Dhe kur nje mashkull nuk te respekton, çfare pret me nga ai? Aq e ka vizionin, mundohu sa te duash, keshtu qe mos ik me vrap me u feju me të se bën gabim. Kipi

– Kur te shan mbase s’e ka me gjithë mend, eshte njeriu qe flet ashtu, po jo se ta thotë me shpirt, e ka si shaka, te tjerat i di ti, nese te do me te vertetë apo jo. Petro

– Ai nuk do te fejohet me ty, por te do per te të perdorur. Pse kur i thua “dua te ndahem nga ti”, ai te thote “jo, ti je per mua”?! Sepse mirë të ka ashtu per te të perdorur si kukull. Me vjen keq po po te them qe duhet ti japesh nje zgjidhje dhe do të ishte mirë ta lije përfundimisht kete qelepirxhi. Nuk mund te vazhdosh me fyerje e ofendime. Leonardi

– Nëse gabon një herë quhet gabim, por nese e perserit disa here quhet qëllim. Hiq dore para se ai te heqë dore prej teje ne menyren më të ulet qe te te poshtëroje edhe me keq, është ujk i vjeter ai! Armela

– Më fal qe po ta them, por ik një orë e më parë nga ai njeri. Nuk mund të krijosh familje me nje person qe te ofendon. Sot te ofendon, kurse neser s’dihet çfarë ben. Martesa nuk eshte nje dite mike, por janë vite. Shikoje problemin me seriozisht. Po nuk pati respekt dhe mirëkuptin ne nje çift, do të vijë dita e do të ndaheni. Pajtim

– Mos humb koh kot me të. Kur te ofendon ty ai është duke ofenduar veten përderisa jeni bashkë, prandaj ai te paska ty per loder. Roberti

– Lene fare para se te jete vone. Kjo nuk eshte dashuri. Leda

– Shumë e thjeshtë, mendon ti se ai te do, por ne te vertete, JO. Ariana

– Akoma s’e ke lene?! Lola

– Nuk te kuptoj si rri akoma me atë kafshë. Enkelejda

– Nëse nuk ke respekt per veten mos prit te kenë te tjeret sepse  respekti ndaj vetes te pozicionon. Marsela

– Ik moj femer injorante çfarë pret?! Kur të ofendon tani, më vonë do presesh degjenerimin prej tij. Pse mi, u shua bota per burrë?! Më fal, por qenke femër  legene qe e duron! Edi

Te dashka shume! Lida

– Ah, ç’me shkrive per Zotin, tamam leka koken per te shkreten… Si i  thone asaj shprehjes: hapu dhé… Iris

– Çfarë pret që rri me të?! Enea

– Qenke cope mishi ti mi goce! Melisa

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *