Fundi i jetës

Vajza po plotësonte një fjalëkryq. Në një moment, ngec dhe i thotë të atit:

– Cili është fundi i jetës? Është një fjalë me shtatë shkronja!

– Martesa – i përgjigjet babai.

Dembeli

Dy shoke po udhetonin me avion. Njëri prej tyre po flinte, ndërkohë që avioni pësoi një avari. Tjetri, i shqetësuar, i thotë:

– Zgjohu, se avioni po bie!

Ai që flinte, u përgjigj: – E ç’më duhet mua? Se mos është gjë avioni im!…

Pijaneci

Gruaja: – I dashur, ti u dehe aq shumë mbrëmë saqë thoje njëqind herë të njëjtën gjë…

Burri: – Vërtet? Kurrë mos i beso një të dehuri! Meqë ra fjala, çfarë po të thoja?

Gruaja: – Më thoje se më doje…

Emigrantët

Dy emigrantë shqiptarë vajtën në Greqi për punë. Në sheshin e të papunëve i mori një grek dhe u tha se duhet të ngjisnin një lavatriçe në kat të nëntë. Ata morën lavatriçen dhe iu futën punës. Kur shkuan tek ashensori, panë se ishte i prishur dhe vendosën ta çonin nëpër shkallë. Ec e ec, u lodhën dhe njëri i thotë shokut:

– Shko e shih sa kate na kanë mbetur…

Tjetri shkon dhe, kur kthehet, i thotë:

– Kam dy lajme, një të mirë e një të keq. Cilin do të parin?

– Të mirin! – i përgjigjet ai.

– Lajmi i mirë është se kemi edhe një kat…

– Po i keqi?

– Kemi ngatërruar pallatin…

Bjondet JO

– Pse bjondet nuk lahen me ujë të nxehtë?

– Sepse mjegullohet pasqyra!

– Çfarë është shkruar mbi varrin e një bjondeje?

– “Kjo është nata e parë që unë po fle vetëm”

– Pse s’flet bjondja kur bën seks?

– Se nëna i ka thënë: “Mos fol me njerëz të panjohur!”

– Pse e merr bjondja kompjuterin në spital?

– Që t’i heqin viruset

– Çfarë të përbashkëte kanë një bjonde dhe një shishe birrë?

– Të dyja janë bosh nga qafa e lart

– Cili është ndryshimi midis një bjondeje dhe një limuzine?

– Jo të gjithë kanë pasur mundësi të hipin në limuzinë

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *