Përshëndetje, gazeta më e dashur për ne që duam akoma median e shkruar dheprofesionale. Unë jam një zonjë nga Tirana dhe do doja që të botonit një recetë të gatimit të levrekut me ndonjë salcë shoqëruese, që të jetë e shijshme por edhe e veçantë. Faleminderit. Ida nga Tirana.

Përgjigjet Emanuela e Restorant “Il Tipico”, Rr  Johan Fon Han (Tefta Tashko) në krah të gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, +355 (0) 42370592, 0689049531:- E dashur Ida, të falënderojmë për  fjalët  vlerësuese dhe kam një recetë për ty dhe për ata që kanë kërkesa të veçanta e speciale për gatimet e detit. Levrekun mund ta bëni fileto dhe ta shoqëroni me salcë fruta pylli dhe bajame. Për të përgatitur këtë recetë të duhen këta përbërës:

Levrek 200 gr

Salcë fruta pylli 50 gr

Bajame 50 gr

Mente

Përgatitja:

Pastrojmë levrekun dhe pasi e filetojmë e mbledhim në formë roleje, i hedhim bajame sipër dhe e vëmë në furrë me 200-250 gradë celcius për 20 minuta. Më pas e vendosim në një pjatë bashkë me salcën e frutave të pyllit dhe e zbukurojmë me mente! Pjata është gati. Ju bëftë mirë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *