Shumë i ri por mjaft i talentuar e ai sapo ka publikuar këngën e tij të parë. Ky është djaloshi me origjinë nga Vushtrria por që ka lindur dhe jeton në Vienë, Edon Zejna, i cili pasionin e tij për muzikën duket se e ka nisur mjaft mirë duke bashkëpunuar me emrat e njohur si për muzikë dhe tekst nga Arsim Bunjaku, orkestrim nga Florent Boshnjaku e klipi punuar nga Dashnor Asllani e kënga mban titullin “Hyre në zemrën time”. Edoni është vetëm 23 vjeç por para pak kohësh ai ishte dhe kandidat për asamble në Vienë, por gjatë gjithë kohës miqtë dhe familja i kërkonin që të merrej edhe me këngë që siç thotë artisti i ri “i merrja për hajgare” deri sa erdhi një projekt serioz që po pritet mjaft mirë.
https://m.youtube.com/watch?v=ITnRNZxIpRY#menu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *