Ajo nuk mungon në ekranet muzikore dhe këtë verë nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Anjeza Branka vjen më seksi dhe më e nxehtë se kurrë me klipin “Chill”. Të freskohemi edhe ne me intervistën e Anjezës…!

Klajd Heta:- Sapo është publikuar klipi yt më i ri “Chill”. E kënaqur me realizimin e tij?

Anjeza Branka:-  Klipi është realizuar nga Max Production, muzika nga Alandy, produksion i Nurteel. Më kanë thënë se klipi ka dalë i këndshëm,(buzëqesh) është pëlqyer nga publiku dhe kam marrë mjaft urime dhe unë këtë vlerësoj më shumë. Është klip i arrirë, jam e kënaqur, mund ta them që jam e kënaqur.

– Të pëlqejnë klipet e tua, konkretisht ky i fundit?

– Mua më ka pëlqyer më shumë tema, teksti që bën fjalë për femrat që nuk i shikojnë meshkujt nga xhepat dhe portofolat por nga dëshira për të bërë qejf dhe kaq.  Nuk është luksi gjithcka, ajo që ka rëndësi është gjendja shpirtërore!

–  Çfarë quan pasurinë/luksin më të madh që mund të kesh?

– Djalin, familjen, shoqërinë dhe profesionin tim. Me këto ndihem mjaft e pasur, me këto jam shumë e pasur.

– Kujt i shkojnë meritat për tekstin?

– Endrit Mumajesit dhe Nurteel, duart e tyre kanë shkruar vargjet e “Chill”!

– Pse në theks kosovar teksti?

– Është trend, është e pëlqyer si prurje, pse jo ashtu?!

– Sa e sigurt je se kënga që do të marrësh përsipër të këndosh do të jetë një hit?

– Asjëherë nuk mund të jesh e sigurt për këtë sepse ka ndodhur që një këngë të ketë qenë shumë e bukur dhe të mos jetë pëlqyer nga publiku, ashtu sikurse një këngë është menduar e një niveli tjetër dhe ka rezultuar vërtet hit. Ajo që ka rëndësi është se unë çdo këngë e këndoj me dëshirë, pastaj se sa pëlqehet nga publiku, mbetet për te parë.

– Kjo ka qenë një periudhë e mirë për ty, apo jo?

– Unë di ta bëj çdo periudhë të mirë dhe të bukur.

Të miklon fakti që ke shumë ndjekës?

Natyrisht, s`besoj se ka këngëtarë që nuk i gëzon kjo gjë. Artistëve u bëhet qejfi kur marrin komplimente, lule apo dhurata nga fansat e tyre.

– Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e të qënit këngëtare sot në Shqipëri?

– Nuk është aspak e lehtë, ju siguroj, madje është shumë e vështirë. E them me bindje se ka më shumë investime se përfitime. Stresi është gjithmonë i pranishëm, je vazhdimisht me mendimin se si do të të presë publiku në këngën e re, veshjet, studio, e shumë e shumë kleçka të tjera.

– Atëherë ku qëndron kënaqësia?

– Kur del mirë dhe e ndjen këtë, është një emocion shumë i bukur.  Para disa kohësh isha në SHBA dhe në koncertet që dhashë atje publiku ka kërcyer dhe kënduar deri në orët e vona. U kënaqa duke i parë si argëtoheshin.

Merresh me kaq shumë gjëra njëkohësisht… Nëse arrin t’i mbash pa problem më tepër se dy kunguj nën një sqetull, ndoshta do të thotë se ata janë të vegjël!

Jo, do të thotë se i kam krahët e mëdhenj. Gjej kohën për gjithçka, si për punën e familjen, ashtu edhe për t`u argëtuar apo pushuar me miqtë. Pastaj, i menaxhoj gjërat paksa me stil…!

– Tre këshilla që do t’i japësh djalit për ta ndihmuar si të sillet me femrat?

– Të ketë karakter, sedër dhe të jetë i sjellshëm, sepse femra është dhuratë nga Zoti dhe jam e sigurt që do të jem vjehrra më e mirë, do të jem gjithmonë pro, madje, pasi jam vetë femër dhe e di shumë mirë cfarë ndjen nje femër. Një mashkull duhet ta mbajë një femër si gjënë më të çmuar që ka.

 Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *