Ilda Pepi, është një nga aktoret më të talentuara, e re në moshë por e lindur për aktrim, ajo ka qenë pjesë e “Portokallisë” në rolin e sekretarës së Bukrës, interpretuar nga Albana Perhati por edhe me Ledio Lakon në rolin e korçarkës së urtë, por jo vetëm ajo ka qenë pjesë e shfaqjeve “8 femrat” dhe “Vetëvrasësi”, ku spikati me talentin e saj. Ilda i ka rrënjët në një familje artistësh, i ati aktor dhe vëllai piktor, e nuk kishte si të ndodhte ndryshe, Ilda ka në deje gjak artisti.

Fabjola Kuburi:- Ilda, cila ka qenë pjesa e parë dhe roli i parë në skenë që ti u bërë Ilda e skënës dhe skena e Ildës?

Ilda Pepi:- Si fillim, dua t’ju falënderoj për intervistën. Takimi im i parë me skenën ka qenë që në fëmijëri, në moshën 6-vjeçare. Unë jam vajzë aktori, dhe babai im ka qenë mësuesi im i parë, shtysa dhe mbështetja ime në këtë profesion. Ndoqa hapat e tij, duke qenë që në fëmijëri, një nga recitueset më të mira të qytetit në konkurset që zhvilloheshin nga Qendra Kulturore e Fëmijëve. Isha gjithmonë midis aktrimit dhe kërcimit, dy pasione shumë të dashura të miat. Çdo dalje në skenë ia dedikoj babit tim, sepse ai më dedikoi jetën, duke më bërë kjo që jam sot. Për herë të parë, në një pjesë teatrale kam luajtur në klasën e pestë, në Teatrin e Kukullave të qytetit tim. Por daljet e mia ishin shumë të shpeshta, gati në çdo aktivitet të QKF, dhe nuk ndahesha më nga skena. Më jepte një lumturi shumë të madhe, dhe vendosa ta kem profesion, jo vetëm pasion.

– Pjesa e fundit teatrale që ti ke qenë pjesë e saj ishte tragjikomedia “Vetëvrasësi” vënë në Teatrin Kombëtar dhe atë të Korçës në mos gaboj, a pati suksesin e merituar kjo pjesë dhe ti u ndjeve e kënaqur me rolin tënd?

– Shfaqja u prit mirë nga artdashësit korçarë dhe u pëlqye. Roli im ishte i vogël por më erdhi mirë që kishte lënë mbresa tek publiku.

– Unë të kam ndjekur në pjesën “8 femra” në Teatrin Kombëtar dhe të përgëzoj për energjinë që përcjell tek publiku gjatë interpretimit. Ilda, ti vetë çfarë energjie merr nga skena e teatrit?

– “8 femrat” ishte një shfaqje e sukseshme ku femrat tregojnë se po u bënë bashkë dinë të bëjnë punë të mira dhe të vlerësuara.Është ndër shfaqjet e mia më të preferuara. E gjithë sakrifica, lodhja dhe mundimi i një aktori është për duartrokitjet që merr ai në fund të interpretimit të tij! Veçanërisht tek kjo shfaqje  kam ndjerë shumë dashuri nga publiku, kam marrë lule, videot dhe fotot e publikuara në rrjetet sociale ishin një emocion shumë i bukur! Nëse bën punë të mira publiku të do dhe besoj se kjo shfaqje ishte një punë e mirë nga të gjitha vajzat!

– Në gjithë këtë kaos për punën e teatrit, cili është mendimi yt, nëse nesër pasnesër nuk do ketë më një “Teatër Kombëtar” dhe e gjithë historia e tij të “shkelmohet”?

– Kam patur fatin të luaj në Teatrin Kombëtar dhe do i quaja të gjithë aktorët që punojnë atje heronj! Nëse do të njohësh kultureën e një vendi shkon dhe vizito teatrin e tij dhe unë jam për ndërtimin e një teatri dinjitoz!

– Publiku të njeh edhe nga spektakli i humorit “Portokalli” të cilin ti ke qenë pjesë dy sezone ne mos gaboj, si u gjete me “Portokallinë” dhe pse nuk je më pjesë e saj?

-“Portokallia” është eksperienca ime më e bukur deri tani. Kam punuar 3 sezone të cilat kanë qenë një shkollë për mua. Ledio Lako është ai që më bëri ftesën për t’ju bashkangjitur numrit të tij të Ramadan Kafshës duke luajtur një korçare të urtë, pak jashtë karakterit tim! U ndjeva me fat sepse unë ende nuk kisha mbaruar Akademine e Arteve dhe ndodhesha në një nga spektaklet më të ndjekura të humorit. U largova nga “Portokallia” për t’ju rikthyer teatrit , dhe u ktheva në Korçë sepse jam e mendimit se përpara se të kërkosh nga vendi jot si fillim duhet t’i japësh atij!

– Do të riktheheshe përsëri nëse të ftojnë?

– U riktheva pas 2 vitesh shkëputje kur më ftuan të jem përsëri pjesë e “Portokallisë” në rolin e sekretares së Bukrës. Ishte një emocion i veçantë të isha sërish mes tyre dhe gjej rastin të falënderoj profesorin tim regj. Altin Basha si dhe gjithë trupën për mbështetjen dhe mikpritjen që më kanë bërë.

– Çfarë të dha ky spektakël dhe çfarë i dhe ti atij?

– Portokallia më mesoi shumë gjera që shkolla nuk m’i kishte mësuar! Më mësoi të vrapoj që të kap ritmin e të tjerëve në punë, imprvizimin, t’ja dalësh në kushte të vështira ndonjëre ku tekstin e merr pak ore para shfaqjes për të dalë një numër sa më i mirë. Shumë njerëz tashmë më njohin prej saj dhe unë ndihem mirë që kam dhënë dhe unë diçka në atë spektakël aq të madh sa ndonjëherë më duket si një fabrikë e madhe që  punon për të nxjerrë vetëm vlera.

– Me cilën apo cilin aktor të “Portokallisë” je më shumë mikeshë?

– Jam futur në “Portokalli” dhe larguar vetëm me energji pozitive, sepse unë mendoj se vetëm kështu mund të bëhet kjo punë, vetëm me dashuri dhe respekt për njeri-tjetrin! Të gjithë i kam miq por do veçoja Ledio Lakon si një mik të mirë, si një shok të vërtetë. Ai më bëri pjese të “Portokallisë” dhe me një punë të palodhshme dhe shumë teë përkushtuar e bëri numrin e tij shumë të pëlqyer nga publiku! Gjatë punës njoha të veçantën Albana Perhati, që sot e kam shoqen time më të afeërt dhe i jam mirënjohëse për mbështetjen dhe dashurinë që më ka dhënë  në fillimet e mia! Jam me fat që e kam pjesë të jetës time! Do veçoja Salsanon, Xhemin që është një djell dhe Rina Sojlin për energjinë pozitive që të dhuronte çdo moment!

– Të cilësojnë shpesh si aktore shumë të bukur… Si ndihesh?

– Për një aktor është e rëndësishme paraqitja fizike dhe kur publiku me vlerëson sigurisht që ndihem mirë dhe më shton më shumë besimin tek vetja.

– Di të të ketë zili ndonjë kolege për aftësitë në skenë por pse jo edhe për imazhin?

– Në çdo profesion ekziston zilia, është një mike dhe armike në të njëjtën kohë,  e pandashme e njeriut përgjate gjithë jetës së tij! Shpresoj mos jem e rrethuar nga kolegë të tillë!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *