Ajo është shumë e re, është nga Maqedonia dhe vjen për të folur për projektin e saj të parë, të cilin do ta realizojnë një nga studiot më prestigjoze dhe të suksesshme të momentit, “On Records”. Syarta, me sytë e artë dhe talent në muzikë në këtë intervistë prezanton veten dhe dashurinë e saj për muzikën!

 – Syarta, ke një emër shumë të bukur, kush ta ka dhuruar?

– Faleminderit! Emrin e ka zgjedhur kushurira ime sepse e pëlqente shumë gjatë gjithë kohës..

– Kjo është ndër intervistat e para që jep, apo jo? Mund të bësh një prezantim më të plotë të vetes?

-Po, është intervista ime e parë që jap dhe shpresoj të mos jetë jo e fundit. Unë jam 20 vjeçe dhe jam  nga Maqedonia, saktësisht nga Kërçova, por kam lindur në Zvicër dhe muzika ka qenë ëndërr por edhe genetike si të thuash, sepse unë babain e kam muzikant dhe këgëtar shumë të mirë.

– Sa e gjen veten në muzikë?

– Muzika ëshët diçka shumë e bukur dhe jo vetëm unë po besoj se të gjithë njerëzit e gjejnë veten në muzikë. Është diçka që unë e bëj me zemër dhe natyrisht që edhe shpreh ndjenjat me muzikë qoftë për të mir ose për të keq.

– Pse zgjodhe pikërisht Zzap&Chriss për këngë tënde të parë?

– Unë e kam ndjekur gjithmonë muzikën nga “Zzap&Chriss” dhe gjithmonë  kanë një stil që vërehet nga të tjerët dhe jo vetëm kaq normalisht që edhe më kanë mirëpritur çdo herë edhe më kanë respektuar. Është shumë me rëndësi që një artist që sapo hyn në tregun muzikor të ndihet mirë dhe të mundet të karakterizojë atë që vërtetë ndjen.

– Ti je nga Maqedonia ndërkohë që jeton prej vitesh në Diasporë… Si janë njerëzit andej?

– Këtu në Zvicër njerëzit janë shumë striktë edhe gjithmonë në kohë. Më pëlqen jetesa këtu sepse ndihem shumë e sigurtë në këtë vend.

– Tregu muzikor shqiptar është i mbingarkuar me këngëtare. Si do ia bësh me konkurencën?

– Konkurencë ka gjithmonë edhe gjithmonë do të ketë. Edhe pse për fat të keq artistët në tregun shqiptarë dhe në gjithë botën gjithmonë shumica e tyre kapen me njeri-tjetrin, por unë mendoj që s’ka nevojë sepse çdo artist i përkryer gjithmonë ia del me sinqeritet dhe muzikë të mirë. Është normale që jo të gjithë do më pëlqejnë, por të paktën do jem gjithmonë ajo që do të jetë me shumë vullnet për këtë gjë dhe vetvetja. Muzika është art! Jo gara me makina. Un kështu mendoj.

– Cili është shembulli që do të ndjekësh në muzikë?

– Çdo muzikë e mirë çdo artist ose artiste e mirë më frymëzon, kështu që shembull jan krejt ata që sjellin gjëra të mira për më shumë shembull janë sakrificat që bëjnë njerëzit për të sjell diçka të bukur.

– Bezdisesh kur të tjerët flasin për ty, qoftë edhe profesionalisht?

– I urrej thashethemet si çdo njeri tjetër. Gjithashtu  lëndohem kur njerëzit e afërt flasin për mua, por  ja që duhet të mësohemi me këtë gjë.

– Si të duket muzika shqiptare në përgjithësi?

– Muzika shiptare gjithmonë më ka pëlqyer dhe jo vetëm RnB ose hip-hop, por edhe muzika në zhanër popullore më pëlqen e gjej veten në çfarëdo zhanri. Jam shumë krenare që viteve të fundit muzika shqiptare dëgjohet edhe jashtë vendit edhe kemi shumë artisët të mirë.!

– Je natyrë serioze apo sportive, Si të thuash, e gjen gjuhën me këdo…

– Jam tip që përshtatem me çdo karakter dhe jam nonstop shumë aktive që e vogël. Por, as unë nuk jam perfekte dhe ndonjëherë bëhem shpejt nervoze.

– Ke shumë miq?

– Jo, s’kam shumë miq sepse unë edhe pse gjithmonë jam tip që shumë fol, qesh edhe i afroj njerëzit prap ka pak njerëz që unë shprehem për problemet e mia edhe ndjenjat e mija.

-Je natyrë pesimiste apo optimiste?

– Varet nga situata që kam përballë, por më shumë jam optimiste.

-Çfarë pret nga e ardhmja?

– Shpresoj që të kem sukses në karrierë dhe publiku të ndjej atë që unë bëj. Por, ëndrra më e madhe si çdo femër që ka është të kem një familje të shëndosh më vonë.

-Në mbyllje një mesazh, një merak që të ngeli edhe do ta thuash si intervista jote e parë dhe që do mbahet mend?

– Unë edhe pse e re në botën e muzikës kam mësuar shumë edhe kam parë shumë. Kam pasur shumë sakrifica për arsye se një këngëtare e re nuk respektohet gjithmonë dhe shumica mundohen ta nëpërkëmbin,  por e rëndësishme është që ia dola deri këtu dhe nuk do mbetet me kaq. Jam shumë falendëruese për ato të cilit besuan tek unë dhe më ndihmuan sidomos prindërit e mi. Ju faleminderit juve që më dhatë mundësinë të flas për muzikën!

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *