– Jam një vajzë që kam dëgjuar se dhjami kthehet në muskul. Dua të di nëse është e vërtetë kjo gjë sepse unë dua të shkoj në palestër dhe kjo gjë më pengon. Në fund të fundit, dua të jem femër dhe të mos kem muskuj të ekzagjeruar. Faleminderit

Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Dhjami nuk kthehet në muskul. Dhjami është i përbërë nga qeliza dhjamore. Muskuli është i përbërë nga qelizat muskulare. Shpesh herë më ndodh që më bëjnë pyetje të tilla nga klientët e mi që i ushtroj. Dhe unë përpiqem ti ndërgjegjësoj se kush është e verteta dhe çfarë ndodh me organizmin. Një pyetje tjetër që më bëhet në prizmin e kësaj është,  po të bësh muskuj barku të forcohet dhjami?  Dhjami nuk forcohet,  por forcohen muskujt që ndodhen poshtë barkut. Edhe kur ne bëjmë muskuj ato forcohen, marin edhe masë që do të thotë rriten në volum edhe kjo shoqërohet me fryrje të barkut. Edhe çfarë ndodh ushtruesi fiksohet se mendon se muskujt e barkut i forcojnë dhjamin edhe i fryejnë barkun dhe kështu atyre do jetë më e vështirë për me u ul barku.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *