Bruno Dita është një nga lojtarët e afruar pranë “Skënderbeut” gjatë sezonit të kaluar. Me paraqitje shumë të mira, jo vetëm në kampionatin tonë, por edhe në ndeshjet e Europa League ku Skënderbeu arriti deri në grupë, pa frikë tekniku i korçarëve i dhuroi fanelën e titullarit që nga starti. Në një intervistë ekskluzive për gazetën tonë ai na ka tr eguar çdo gjë që ka të bëjë me Skënderbeun dhe jetën e tij në qytetin e Korçës.

Anita Tirana: -Dikur ke qenë tek ‘’Djemtë e Detit’’ dhe më pas vendose të largoheshe, përse zgjodhe pikërisht Skënderbeun?

Bruno Dita:- Së pari dua të theksoj se kam kaluar momente të mrekullueshme te ekipi i Teutës, në Durrës. Me të gjithë ekipin, drejtuesit apo edhe lojtarët kujtoj vetëm momente shumë të mira, por vjen një moment që gjërat duhet të ndryshojnë. Dua të theksoj se jam shumë i lumtur te ekipi i “Skënderbeut” dhe e zgjodha pikërisht sepse është ekipi më i mirë në Shqipëri.

-Na trego pak si të pritën në Korçë?

– Të gjithë e dimë tashmë se Korça është një qytet me vlera të mëdha kulturore dhe këtu ndjehesh gjithmonë si në shtëpinë tënde. Një ambjent shumë i mirë që të fal ngrohtësi.Gjithmonë fillimet kudo janë të vështira, por Korça ta bën më të thjeshtë ambjentimin.Ne këtu jemi si një familje e madhe.

-Gjithë këto fjalë të mira për ekipin e Skënderbeut, por çfarë mendove kur morët vendimin nga UEFA me mospjesëmarrjen 10 vite në kompeticionet që ky institucion organizon?

– Normalisht nuk më ka ardhur mirë. Ky ishte një lajm i keq, jo vetëm për ekipin tonë, por për të gjithë futbollin në Shqipëri.Dënimi maksimal për një nga ekipet më të mira në Ballkan normalisht që është e trishtë, por ne kemi besimin e plotë se jemi të pafajshëm dhe klubi do të bëjë çdo gjë të mundur që ne të fitojmë betej në CAS sepse kemi dëshirë të vazhdojmë përpara dhe të arrijmë shumë larg në Champions League me ekipin e Skënderbeut.

-Po mirë na trego pak çfarë do të ndodhë më ty nëse CAS lë në fuqi vendimin e UEFA-s?

– Kjo është diçka që as nuk dua ta çoj nëper mënd.Për momentin jam i fokusuar vetëm tek e tashmja dhe çfarë ndodh me Skënderbeun tani , jo më vonë. Nëse ndodh diçka e tillë kjo mbetet për t’u diskutuar më tej.

-Ti ke qënë titular edhe në ndeshjet e luajtura në Europa League, na trego pak kush ka qënë ndeshja më emocionuese?

– Të luash në Europë është emocion për cdo lojtar, fundja kjo është ëndrra e të gjithëve. Do të veçoja ndeshjen kundër Dinamos së Kievit  në Kiev.Emocione që vështirë se mund të përshkruhen më fjalë

-Çfarë përjetuat në momentin që ishit projektuar titular?

-U ndjeva shumë mirë, çdokush fundja lufton për fanelën e titullarit.Ka ende futbollistë që e kanë ëndërr të luajnë në kompeticione të tilla kurse ne e bëmë realitet.Kjo më motivon edhe më tepër.

-Po për nga ana e vështirësise dhe e presionit kë do të veçoje në Europë?

– Unë do të thoja për ndeshjen me Partizanin e Beogradit që u luajt në Elbasan Arena.Të gjithë e dimë se sa shumë ndikim kishte ajo ndeshje.Presioni ishte i madh dhe kishim vëmëndjen e të gjithë Shqipërisë pavarësisht se ishte një ndeshje e luajtur pa tifozë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *