Përse festohet 1 Qershori, kjo ditë që ka qēnë dhe është nē traditën e shumë vendeve të Europës së Lindjes?

Sa herë kam patur ndonjë bisedë të rastësishme me ndonjë prind ,  apo thjesht person me origjinë nga kjo pjesë e Europës, më ka pohuar me nostalgji dhe çudi se edhe në vendin e tyre 1 Qershori është dita e fëmijëve si edhe tek ne. Nuk ja kam idenë nëse festohet më në Shqipëri po me atë entuziazëm që pritet përtej kufirit nga familjet shqiptare.

Mund të themi me plot kuptim 1 Qershori është festa ndërkombëtare e fēmijëve. Unë jam rritur me këtë kujtim ndër vite dhe ndryshimi im nga fëmijët e mij, tashmë të rritur, është se unë vazhdoj të kem një ndjesi të bukur përjetimi feste sa herë që kalendari shënon 1 Qershor.

Kjo veçanti ndodh për faktin se kam fatin t’a ndaj ndër vite akoma këtë festë me fëmijët e shkollave shqipe, dikur në Itali dhe tani në Londër. E vras mëndjen të ken diçka të veçantë për të thënë çdo vit. Një skenar të ri, apo një këngë ose poezi.

Të jesh mësues është privilegj por edhe përgjegjësi. Nuk është një rol i cili ka nevojë për podiume apo për lëvdata. Vendin e duhur dhe të merituar mësuesit i’a rezervon nxënësi shumë më thjesht dhe direkt. Në kujtesë dhe në çdo aktivitet, përgjatë çdo mësimi të një fjale apo të një vargu, të një kënge apo të një mendimi të shprehur bukur. Të ndjekin me sy të pa ndikuar nga bota dhe me vesh që janë aty vetëm për atë ç’ka ti u mëson.

Ky është 1 Qershori! Të rritësh fëmijë që të mësojnë si të gëzojnë bukur…Ata janë në kërthizën e botës dhe askush s’ka të drejtë t’i heqë ata që aty.

1 Qershori nuk është eufori momenti por gadishmëri vigjilente, për të mos lejuar të abuzojë askush me figurën e pastër të një fēmije, i cili apo e cila, tek vallëzon apo tregon ka emocion, ndoshta mund të gabojë, t’iu humbasin fjalët, t’i meket zëri, por prapë ai mbetet qendra e momentit, qendra e botës

1 Qershori festohet që t’iu japim  besim fëmijëve se ata munden dhe arrijnë. Se ata janë drita e syve tanë dhe nëse ne të mëdhenjtë, nga “mosha”, kemi filluar t’i shikojmë gjërat me lente zmadhimi, kur shohim sa trasparentë janë fëmijët, na duhet dhe duhet të bëjmë një hap prapa për t’iu hapur rrugën me xhentilecën e një fluture dhe kënaqësinë e një flladi. Fëmijēt sot dhe në çdo ditë janë drita e syve tanë, ndaj ju lutem dëgjoni dhe shikoni me vēmendie  ata për t’i bërë  të ndjehen të rëndësishēm sot, që nesër, në çdo moment të jetës, të kujtojnë skenën e fëmijërisë si vendin më të bukur ku u rritën duke besuar se janë të rëndësishëm dhe se asgjë mund t’i pengojë për t’u bërë të rritur të mirë nesër

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *