Që në kohët e hershme sistemimi dhe zbukurimi i vetullave ka qenë prezent në jetën e femrave. Që në epokën e lashtë egjiptiane Kleopatra është shembulli konkret i të bërit të vetullave, por ndryshe nga Cleopatra, femrat moderne tani kanë përparësi më të madhe në procesin dhe qasjen e lehtë të formësimit të vetullave dhe sidomos metoden me fije e cila është bërë trendi më i ndjekur i femrave që kujdesen për vetullat. Evjola Daka, administratorja e studios më të madhe dhe profesionale të kësaj fushe “Studio Fenix”na tregon se metoda më e re me fije ose “Microblading” është një trajtim estetik që lë pas trukun e përhershëm dhe jep një pamje natyrale falë përdorimit të gjilpërave të holla të mbushura me pigment me ngjyrë që tërheq një qime të vetme çdo herë. Personazhet femra më në zë shqiptare po i drejtohen çdo ditë e më shumë kësaj studioje si studioja e parë që ka sjellë këtë metodë në Shqipëri dhe falë profesionizmit të Evjolës, ato gjejnë atë që kërkojnë dhe duan tek vetulla e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *