Përshëndetje! Doja t’ju pyesja se çfarë duhet të bëj për oshëtimën e veshit. Më oshëtin veshi gjatë gjithë kohës. Kam qenë tek mjeku dhe më dha barna për qarkullim të gjakut tek veshi i mesëm, por më kot nuk kam parë asnjë përmirësim. Ju lutem më thoni ka lidhje me trurin tani kjo gjë apo me unazat e qafës. Faleminderit për mundësinë. Ju përshëndes dhe pres përgjigjen tuaj!

Anjeza Kuçi, otorinolaringologe, Poliklinika Qendrore, tel 0674090843:- Zhurma në vesh mund të vijë nga shkaqe të ndryshme që nga dëmtimi i nervit të dëgjimit në veshin e brendshëm si rezultat i sëmundjeve profesionale si puna me zhurma, moshës, problemeve sheëndetësore kronike si tensioni, diabeti, hiperlipidemite, problemet astmatike, alergjitë e ndryshme, problemet e shtyllës kurrizore si spondiliarthrosis apo problemet e tjera autoimune si osteoporosis, artriti reumatoid etj. Probleme teë tjera janë vetë sëmundjet e vetë veshit të mesëm si otosclerosis, otitet media kronike, etj. Mesa kuptohet nga shpjegimi i pacientes kemi të bëjmë me probleme të nervit të dëgjimit , pra dëmtim të nervit të dëgjimit që në varësi nga shkalla e rënies mund të japë zhurmë në vesh dhe ulje të dëgjimit.Në varësi të rënies së dëgjimit të përcaktuar nga audiometria mundet të kemi përmirësim të ndjeshëm ose pak të ndjeshëm me përdorimin e vazodilatatorëve pra zgjeruesve të enëve të gjakut në kombinim me terapi bimore me gingo biloba, ginseng, vitamino terapi etj.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *