Përshëndetje! Kam një pyetje për psikologen tuaj Lorelën. Kohët e fundit, në Shqipëri janë shtuar shumë krimet, madje edhe ato brenda familjes. Pyetja ime është: Sipas psikologëve, cilat janë arsyet e këtyre krimeve? Kush i stimulon më tepër vrasjet? Faleminderit. Erjona

 

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje Erjona! Pyetja jote është shumë aktuale dhe përgjigjja në fakt prek një sërë faktorësh që vijnë nga një sërë fushash. Këtu unë do të përgjigjem duke u përpjekur t’i përmbledh të gjitha.

Krimet brenda familjes, të cilat në rastet më dërrmuese janë feminicide, pra kur burrat vrasin gratë, vijnë si rezultat i mentalitetit patriarkal, i xhelozisë, i pafuqisë së grave për të ngritur zërin dhe për të cuar në vend të drejtën e tyre, vijnë si pasojë e legjislacionit të mangët, i cili shpeshherë nuk ka forcë ta mbrojë gruan nga abuzuesi, që për fat të keq në këto raste, është personi i saj më i afërt, është bashkëshorti.

Për hir të së vërtetës ne jetojmë në një shoqëri të dhunshme; ky është një përfundim i nxjerrë nga statistikat që flasin me shifra dhe nga studiuesit që e analizojnë fenomenin. Dhuna manifestohet në shumë forma, qofshin ato psikologjike, ekonomike, fizike apo seksuale. Në përgjithësi, shoqëritë në të cilat njeriu nuk është shumë i lirë dhe jeton në një masë të madhe për opinión, kanë predispozitën për të krijuar individë të frustruar dhe me një sërë kompleksesh.

Niveli i ulët arsimor, varfëria, papunësia, kriza ekonomike janë gjithashtu ndër shkaqet kryesore që nxisin dhunën dhe krimet në familje. Vështirësitë ekonomike dhe sidomos rritja e niveleve të papunësisë së burrave, luhat ekuilibrat e tyre “burrërorë”.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *