foto-per-kendin-e-kuzhines-nr-peste-i-tetoritPërshëndetje gazeta Intervista . Këtu në Kavajë, gazeta juaj pëlqehet  shumë dhe ju falendërojmë që keni  shkrime për të gjitha moshat. Më pëlqen shumë që i keni kushtuar hapsirë edhe kuzhinës në gazetën tuaj. Kam një pyetje për shefin e kuzhinës. Kam gatuar sallatë të ftohtë me fruta deti dhe më doli goxha e shijshme, por doja të dija si gatuhet kjo sallatë me avokado. Kam përshtypjen që duhet të jetë akoma më shumë e shijshme. Faleminderit.  Ada Kavajë.

 

Përgjigjet Shef Miri, restorant “Il Tipico”: Ada, përshëndetje. Sallata e ftohtë me fruta deti, është një gatim që pëlqehet dhe është e shijshme dhe me vlera ushqyese për trupin e njeriut,sidomos kur shoqërohet me avokado.  Është një gatim i thjeshtë por shumë I mirë dhe një shoqërues I mirë për verën.  Për të gatuar këtë sallatë duhen:

Karkaleca 100 gr

Oktapod 100 gr

Kallamar 100 gr

Sepie 100 gr

Midhje 100 gr

Karrota 1

Avokado 1 kokërr

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Limon

Përgatitja:

Vendosim një tenxhere me ujë në zjarr dhe njëkohësisht fillojmë me pastrimin e frutave të detit. Pasi I kemi pastruar hedhim në tenxhere oktapodin të parin ,duke qenë se do goxha kohë që të përgatitet. Pas 10-15 minutash hedhim kallamarët, sepiet, karkalecat, midhjet dhe karrotën e prerë në formë kubike. I lëmë të ziejnë për afro 15 minuta. Më pas i marrim, i kullojmë dhe I ftohim në ujë dhe i presim në forma të vogla. I marinojmë me vaj, kripë, piper dhe limon. I lëmë për dy orë në frigorifer . Në fund i shtojmë edhe avokadon të prerë në formë kubike. Ju bëftë mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *