Ato janë të ëmbla, të bukura dhe të talentuara secila në fushën e saj. Këtë herë kemi sjellë motrat Ertila dhe Daniela Koka, dy bukuroshe që kanë krijuar vend në artin shqiptar. Ertila ka sjellë shumë këngë për publikun ndërkohë që Daniela edhe pse u bë fytyra më e dashur në eventet e modelingut por edhe në emisione të ndryshme i është përkushtuar punës në zyrë, librit të saj me poezi dhe disajnit të fustaneve të mbrëmjes. Ertila shumë shpejt do të sjellë dy këngë të reja për publikun ndërsa Daniela premton rikthimin në ekran.

 

Ertila dhe Daniela, motrat e ëmbla Koka, pas shumë kërkesave të lexuesve për një intervistë bashkë, ju ku jemi. Ertila ka qenë më afër nesh sepse na ka treguar herë pas here të rejat e saj në jetën personale dhe profesionale,  po Danja çfarë do na tregojë për të rejat e saj?

Daniela:- Përshëndetje dhe faleminderit për ftesën. Momentalisht po punoj si asistente për motrën time e cila është avokate. Po punoj për një libër me poezi dhe njëkohësisht sipas frymëzimit dizenjoj edhe fustane mbrëmjesh. Këto janë të rejat e mia për sot. (Buzëqesh)

Ertila:- Unë jam nëpër koncerte në Shqipëri dhe për pak ditë iki në Milano ku edhe kam jetën time, por do të vij shumë shpejt.

-Ertila, më trego diçka për Danjën që Danja e ka inat?

– Ertila: Njerëzit pa kulturë, shpifjet, zgjimin në mëngjes dhe gënjeshtrat në sy.

– Çfarë bëhet kur bëheni bashkë?

Daniela:- Kur ne të dyja bëhemi bashkë, bëhet nami.(Qesh). Po kur behemi serioze dalin projekte te bukura.

-Të dyja shumë të bukura, të dyja shumë të ëmbla o goca na tregoni sekretin e bukurisë..

Ertila:- Gjumi! (Qesh) Ne mendojmë që një shpirt i bukur është një njeri i bukur.  Sa më shume të jesh një njeri pozitiv, me shpirt të mirë e të bësh mirë, aq meë shumë zbukurohesh gjatë jetës.

-Ta nisim nga adoleshenca, si e kujtoni njëra-tjetrën që nga periudha e adoleshencës?

Daniela:- Adoleshenca ka qeneë mjaft e bukur. Ertila ka qeneë një studente artiste në Lice. E nisi si “ e ëmbla e Liceut” pastaj u bë pjese e nje grupi rroku. Hera-herës nisi të vishej me bluze të gjëra “Metallica”, ndonjehëre lyente dhe syte me te zeze,derisa kuptoi se rroku nuk ishte pjese e saj.

Ertila: Danja ka qenë gjithmonë në stilin Dolly(Kukullës). Shkonte në shkollë e kuruar, me flokë të pjastruara dhe pak penel. Ka  qenë senatore por edhe balerinë e shkollës në konkurset e RinFestit. Ama, edhe pse kemi patur një adoleshencë aktive, gjithnjë jemi kthyer në orar në shtëpi për të bërë punet e shtepise.

-Mezi prisnit të rriteshit apo adoleshenca ishte aq e bukur…?

Ertila:- Adoleshenca ka qene e bukur, normalisht që dëshira për t’u bërë maxhorene është e madhe, por sot do të donim të mos ishim rritur kurrë.

-Çfarë nxënësesh keni qenë? Si i kishit marrëdhëniet me mësuesit?

Ertila:- Kam qenë një nxënëse me vullnet dhe mjaft e mirë dhe me një marrëdhënie fantastike me zyshat.

Daniela:- Unë kam qenë e kundërta e Ertilës (Qesh). Edhe unë kam qenë një nxënëse mjaft e mirë, por vullneti nuk ishte pika ime meë e fortë. Si rrjedhojë disa zysha më donin e fort e të tjerat si përshembull ato të shkencave ekzakte, s’më donin dhe aq shumë.(Buzëqesh)

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *