Bashkëpunimi i ri i reperit shqiptar KMC me këngëtaren e njohur Blerina Matraku, duket se po finalizohet me xhirimet të cilat do të nisin shumë shpejt. Këtë reperi e ka lajmëruar përmes një postimi në rrjetet sociale ku zbulon edhe bashkëpunëtorët e tjerë të këngës. Reperi nuk ka zbuluar as titullin e këngës dhe as vendin ku do bëhen xhirimet, por një gjë është e sigurtë që kënga dhe klipi do jenë “bombë”.