Ajo i kishte mbërthyer ekranet muzikore me zërin e bukur por edhe me simpatinë dhe energjinë që përcillte përmes klipeve që prezantoi. Bruna, këngëtarja që këndoi këngët në bashkëpunim “I love you baby” me Dafin dhe Marselin dhe “Sexy lady” me Valton Krasniqin, duket se nuk i ndahet bashkëpunimeve. Këtë herë, pas një mungese 4 vjeçare në muzikë, ajo ka zgjedhur që këngën e re ta realizojnë në studion e Irkenc Hykës, një kompozitor që për të qenë të vërtetë ka një sukses të jashtëzakonshëm në çdo projekt që ka sjellë. Bruna këtë këngë, me ritme turbo-folk do ta sjellë në bashkëpunim me një tjetër këngëtare të re po jo pak të talentuar Ana Tahirin. Një tekst i shkruar nga tekstshkruesi i talentuar Petro Xhori dhe muzikë të Irkenc Hykës, tashmë Bruna pret përfundimin e xhirimeve në “Max Production” dhe shumë shpejt klipi do jetë në ekranet muzikore. Ajo që Bruna nuk na e zbulon është titulli i këngës, të cilin do ta thotë në momentin e duhur. Bruna, suksese dhe urojmë që ky rikthim të jetë me këmbë të mbarë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *