Valdirene mërzitet shumë kur mëson se e ëma ka një lidhje të re, ndaj merr fëmijën, rrobat e saj dhe kërkon një taksi. Karloja dhe Marsian i luten që të mos ikë, por ajo u thotë se tashmë ka vendosur të shndërrohet në një zonjë dhe se do të bëjë gjithçka vetëm e vetëm që vajzës së saj të mos i mungojë asgjë…

 

Xhina mund të jetë vajza e Herbertit

Nga ana tjetër, Amarilisi është më mirë. Eroni e Nikoja flasin me të, por në një moment, papritmas, asaj nis t’i ngrihet tensioni dhe Nikolasin e nxjerrin nga dhoma.

Nidoja vjen në shtëpinë e Brunos në një ditë kur nuk duhet të takojë Paulinën dhe thotë se ka ardhur ta marrë për të kaluar mbrëmjen me të, por Brunoja nuk e lejon sepse atë natë do të bëhet diplomimi i Lucianos. Nidoja nis t’i mbushë mendjen Paulinës se festa do të jetë shumë e mërzitshme, por Paloma, pa mëdyshje, mbështet vendimin e Brunos.

Atilio shkon te Feliksi dhe i thotë se ka zbuluar diçka të çuditshme gjatë auditimit të veprimtarisë së Sezarit. Ky i fundit, në kohën që ishte me Pilarin, ka blerë shumë prona, të cilat i ka vënë në emrin e Editit. Feliksi mbetet i habitur nga kjo sjellje dhe i kërkon Atilios të hetojë më thellë në lidhje me këtë çështje.

Në festën e diplomimit të Lusianos, gjithçka shkon mirë deri në momentin kur disa shoqe të tijat vijnë ta përshëndesin dhe ai u prezanton familjen, pa e përmendur Johanën. Kur vajzat e pyesin për të, ai u thotë se ajo është tezja e tij. Të nesërmen, Johana e nxjerr Lucianon nga apartamenti i saj.

Në shtëpinë e Xhinës po përgatitet mbrëmja e fejesës së saj dhe të gjithë presin të njihen me burrin që i ka rrëmbyer asaj zemrën. Kordelia përballet me Herbertin dhe tronditja e saj është po aq e madhe sa në ditën kur ai e ka lënë, shumë vite më parë. Xhina nis të analizojë situatën dhe tmerrohet kur mendon se Herberti mund të jetë babai i saj…

 

Kordelia e sqaron Xhinën se Herberti nuk është i ati dhe i shpjegon me detaje gjithë çfarë ka ndodhur në atë periudhë të jetës së saj. Ajo ishte dashuruar marrëzisht pas mjekut dhe mendonte se ai do të ishte burri i jetës së saj, deri ditën kur zbuloi lidhjet e tij me disa infermiere të tjera, si dhe me Marsian. Në atë kohë, Herberti kishte marrë një ofertë punë në një qytet tjetër dhe kishte ikur. E dëshpëruar nga e gjitha kjo, Kordelia kishte rënë në depresion dhe kishte nisur të dilte me shumë burra, pa i njohur dhe pa i pyetur madje as për emrat e tyre. Kështu, Xhina është vajza…

(Këtë shkrim mund ta lexoni të plotë në gazetën “Intervista”. Atë mund ta blini në të gjitha pikat e shitjes në Shqipëri si edhe në kioskat ku shitet shtypi i huaj në Greqi. Mund ta blini edhe online, vetëm për 89 cent, në: http://www.pressreader.com/albania/intervista)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *