Përshëndetje gazeta Intervista! Jam një vajzë 29 vjeçe, kam frekuentuar palestrën për vite me rradhë dhe kam patur një trup të rregullt dhe me forma. Para dy viteve unë ngela shtatëzanë për herë të parë ku më ndodhi edhe një fatkeqësi e humba fëmijën time e nga stresi i tepërt fillova të haja shumë sa filloi trupi të më krijonte shumë celulit, ende kam dhe në disa pjesë si vithet apo barku e kam lëkurën edhe si me rrudha. Ju lutem çfarë më sugjeroni të bëj?

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:- Përshëndetje! Përpara se të flas për specifikën po të them që të  bëhesh e fortë dhe ta kthesh dhimbjen në forcë. Besoj që e ke kaluar sepse u bën kohë tashmë. Ka ardhur koha të rikthehesh në identitet e të bësh sërish palestër dhe të bësh ëndrrën realitet. Të përqëndrohemi tek gjërat që do bëjmë konkretisht për të asgjësuar celulitin edhe rikthimin e formave. Programi stërvitor:-Do bësh ecje 40 minuta  në mëngjes në orën 7 ose dhe më herët nëse je në punë. Bërja e aktivitetit kardiak me barkun bosh në mëngjes të ndihmon të djegësh vetëm dhjam. Pulsin do e mbash 60%-70%. 5 herë në javë do bësh ecje në mëngjes. Ndërsa palestër do bësh 3 herë në javë, 2 muajt e parë do bësh vetëm klasa të aerobis, zumba pra që kanë karakter aerobic.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *