Përshëndetje doktoreshë Rezarta, para 4 muajve jam vizituar tek okulisti pasi shpesh herë më pulsonte dhe e vetmja gjë që më tha është që unë kam tension syri dhe më tha të përdorja një ilaç me pika. Unë jam i interesuar të di nëse ky ilaç duhet të përdoret rregullisht apo jo, si duhet të jetë orari i tij dhe është ilaç i vazhdueshëm apo i përkohshëm? Faleminderit

 Rezarta Shkurti Okuliste Adresa: 1) Poliklinika Qëndrore 2) Optika UNION-pranë DIAMOND tek 21 dhjetori. Cel 0692529165:-  Përshëndetje, i dashur letërshkrues. Problematika që ju shqetëson juve është një problematikë, që shqetëson çdo pacient që vuan nga glaucoma (tensioni i syrit), pasi vetë fakti që sëmundja e glaucomës është sëmundje verbimshkaktuese e bën akoma më të ndjeshem kujdesin ndaj kësaj sëmundjeje.  Në letrën tuaj ju më keni pyetur : “a duhet të jem i rregullt me mjekimin që më ka rekomanduar okulisti  im, në oraret përkatëse të pikimit të pikave në sy, si dhe ne faktin që duhet të jetë mjekim i vazhdueshëm, i gjithë jetës, dhe jo i përkohshem”. Është e detyruar të jeni tepër korrekt me oraret e aplikimit të pikave në sy, pasi medikamentet me pika në sy për glaucoma kanë jetëgjatësi plazmatike të përcaktuar tepër qartë dhe strikte, pra në fjalë të thjeshta, në orarin që ju duhet të hidhni pikat përsëri, domethënë që efekti i pikave pararendëse ka përfunduar.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *