Udhëkryq

 

Të rri me familjen apo të dëgjoj kunatën?

Përshëndetje! Jam një grua 38 vjeçe jetoj në Vorë dhe kam dy fëmijë. U martova me bashkëshortin tim dhe pas një kohe ai filloi të më dhunonte.  Unë e duroja për hir të fëmijëve dhe s’doja të prishja familjen. Ai pinte dhe vinte e më torturonte mua. Nuk munda dot t’a duroja më dhe erdhi një moment u ndava. Jam kthyer në familjen time por një dy kam debate dhe në shtëpi duke më thënë ishte privilegj për ty që të hapëm derën dhe mendohu ku do shkosh se ne nuk do të mbajmë ty. Asnjë nuk ma kupton situatën. Unë në shtëpi kam edhe vëllain që është i martuar dhe nusja e vëllait më thotë në fshehtësi që do të gjej unë dikë që të ikësh të jetosh jashtë shtetit dhe vendin e të gjitha do ti siguroj unë, fotot e tua ia kam treguar një njeriut tim dhe ai më ka thënë që mund të marrë atje e të bashkëjetoni. Nuk di çfarë të bëj jam në dilemë, po përjetoj një presion psikologjik shumë të madh. Ju lutem më këshilloni të iki apo më mirë këtu me familjen time?

 

-E mira që mund të bësh është ti thuash vëllait tënd të dilni në një vend të qetë vetëm ju të dy ku mund të flisni lirshëm dhe ti ti tregosh për problemin që ked he se çfarë nusja atij të thotë. Joni

-Pse se pyet këtë kunatën më shumë për këtë person se ku rri? Çfarë moshe ka? A ka qenë i martuar? Për gjërat më kryesore që duhet të dish dhe nëse ky person ia vlen nuk ka asgjë të keqe të ikësh dhe të fillosh një jetë tënden nga e para. Andi

-Fol me familjen tënde dhe gjej një zgjidhje je shumë e re për të shkatërruar veten. Fjona

-Më mirë rri me familjen tënde dhe duro dy fjalë që të thonë se të ikësh atje të durosh fjalët e tjetrit plus që as e njeh njëherë e kush e di se çfarë të pret. Migena

-Si mund të mendosh që mund të ikësh diku larg pa e njohur personin? Marin

-E ke pyetur ndonjëherë veten nëse kjo kunata është duke të bërë lojën ty? Do që të të heqi nga shtëpia dhe ti kush e di në çfarë rreziqesh mund të kalosh atje. Jurgen

Gjej një punë dhe dili Zot vetes tënde nuk ke pse i bëhesh pengesë as familjes as ske pse të dëgjosh fjalët e kunatës tënde. Më mirë se ti vetes tënde askush nuk mund ti përgjigjet. Selda

 

Pyetje të reja

 

-Ç’mendim keni për ata njerëz që i pëlqen të jenë në qëndër të vëmendjes dhe për këtë sajojnë edhe gjëra. Erald

-Më mirë një femër e thjeshtë dhe pa tualet apo një femër ekstravagante e lyer? Silvio

– Përse vallë kur një dashuri është e sinqertë midis dy personave do ndërhyjë patjetër një i tretë që ta prishë atë? Marvin

 -E keni imagjinuar ndonjëherë veten kur të plakeni si do dukeni? Nëse po si e keni imagjinuar? Serjana

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *