Përshëndetje! Jam një vajzë në moshë  të rritur kam një ves shumë të keq të cilin nuk po e heq dot. Unë bëhem shumë xheloze në lidhje me shoqërinë si për gjininë femërore ashtu edhe atë mashkullore, ndonjëherë më duket sikur bota rrotullohet rreth meje dhe bëhem edhe negative kur gjërat nuk bëhen ashtu si dua unë. Nuk di si t’a heq këtë lloj vesi?

Lorela Garuli, psikologe, email lorela_garuli@hotmail.com:- Përshëndetje e dashur dhe të falënderoj që ndan me ne shqetësimin tënd. Në përgjithësi, natyra njerëzore është e prirur të tërheqë nga vetja dhe të jetë egoiste. Kjo është e natyrshme të ndodhë dhe kur nuk është e tepruar nuk përbën asnjë problem. Por, në rast se individi ka nevojë për të qenë në qendër të vëmendjes, egocentrizëm, dëshirë për t’u ndjerë i rëndësishëm, për të marrë admirim dhe vlerësim të lartë në mënyrë të vazhdueshme prej të tjerëve, atëherë në këtë rast është fjala për një egoizëm patologjik që mund të shfaqë probleme apo dhe çrregullimin narcistik të personalitetit. Nëse shqetësimi yt është i lidhur vetëm me marrëdhëniet e tua shoqërore apo intime, mund të jetë fjala për një lloj perceptimi të vetes që ka mbetur që nga fëmijëria, periudhë në të cilën padyshim ke marrë vëmendje dhe përkëdhelje të shumta. Në të kundërt, në rast se e gjen veten edhe me karakteristikat e listuara më sipër, mund të jetë fjala për elementë narcisistë, të cilët kërkojnë trajtimin përkatës. Bashkëjetesa me narcisismin sigurisht që është e vështirë, për atë që e ka një personalitet të tillë, por dhe për njerëzit që kanë marrëdhënie dhe kontakte me këtë individ.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *