Ajo është aq e suksesshme dhe aq e dashur për publikun, saqë sapo publikon një këngë menjëherë bëhet hit i tij. E këndojnë, e kërcejnë, e dëgjojnë në makina dhe në diskoteka. Ka publikuar “Dy dashni” vetëm para disa kohësh dhe mori mijëra klikime që në momentin që u publikua. Genta Ismajli, vjen në këtë intervistë ndryshe, tregon me nostalgji për festat e fëmijërisë dhe si i feston ato tani…!

 

Fabjola Kuburi:- Genta, përshëndetje. Duke qenë se ky është numri i fundit i 2017-s dhe festat po afrojnë, doja që intervista të ishte tërësisht e fokusuar tek ëmbëlsia e këtyre festave, por nuk mund fartë rri pa të pyetur, Genta, shumë këngëtare, kolege të tuat e kanë humbur besimin në kompeticione të caktuara muzikore. Po ti?

-Të them të vërtetën, jam shumë e angazhuar me publikimin e klipeve të reja dhe nuk kam mundur të gjej kohë për festival. Nuk është se kam humbur besimin, thjesht mungesa e kohës po më bën të dukem pak e keqe në këtë drejtim.(Qesh)

– Çfarë po zien në mendjen dhe studion ku bën rregjistrimet Genta?

– Uh, nuk do të këshilloja as të hyje.(Qesh). Kam shumë projekte në dorë dhe do marrin jetë në 2018. Kënga dhe klipi i fundit “Dy dashni” ka qenë një punë që unëe kam bërë me shumë kujdes dhe gëzohem që gjeti kaq shumë dashuri mes publikut.

– Genta, një Vit i Ri po troket. Të tremb ideja që po lë një vit pas?

– Kjo është edhe puna e tyre, do trokasin, do i jetojmë dhe do ikin. Jemi mësuar tashmë. (Buzëqesh)

– Kujdesesh t’u bësh dhurata të njohurve? Ku bazohesh për t’i përzgjedhur?

– Që të jem e sinqertë, bëj pak dhurata, kryesisht familjarëve sepse koha, ngarkesa nuk më lejon që të merrem shumë me këto gjëra, por sapo kam mundësi dhurata bëj.

– Objekti që ke dhuruar më shpesh?

– Nuk bëj të tilla gjëra, që të përsëris dhuratat më duket si mungesë respekti ndaj atij që i bëhet dhurata.

– Çfarë marrëdhëniesh ke patur me Babagjyshin kur ishe fëmijë? Si ka qenë ai në përfytyrimin tënd?

– Si të gjithë, plak me mjekër të bardhë, i veshur me kostum të kuq, me bark dhe më kapuc të kuq në kokë, i mençur dhe shumë i dashur se sillte dhurata. (Buzëqesh)

– I shkruaje letra me kërkesat e tua në mbrëmje dhe prisje e entuziazmuar që të nesërmen ta merrje përgjigjen poshtë pemës?

– Po, kur isha e vogël i shkruaja letra por nuk më vinin asnjëherë  në kohë dhuratat.(Qesh)Ama, gjeli i detit ishte gjithmonë aty, në tavolinë jo poshtë pemës.(Qesh)

– Çfarë të vjen ndërmend sapo ora shënon 12.00 fiks e natës së Vitit të Ri?

– Kam vite që natën e ndërrimit të viteve e kaloj në ambjentin ku jam e ftuar dhe në mendje kaq familjen që çdo vit i premtoj që do e festojmë bashkë. Pastaj, janë ato fishekzjarret, gëzimi në sytë e njerëzve që të bën të ndihesh mirë.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *