Kisha kohë që mendoja për t’i bërë një intervistë njërit prej personazheve më karizmatikë të politikës, si dhe njërit prej figurave politike që ka përjetuar dy sisteme, atë të diktaturës dhe atë të demokracisë. Bëhet fjalë për ish-bllokmenin, ish-ministrin, ish-deputetin, ish-demokratin, ish-Legalistin, ish-socialistin, ish-kandidatin për kryetar bashkie, ish-kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, ish-mikun e ngushtë të Berishës, ish-mikun e ngushtë të Rames, ish-mikun e ngushtë të Topit, pra, me ish, më falni, me Spartak Ngjelën.

Ku nuk kam kërkuar dhe kë nuk kam pyetur se ku ndodhej, por mezallah se gjendej. Pastaj m’u kujtua një shprehje që i tha dikur Berisha se këtu jemi në parti dhe jo në kazinot ku ti ngrysesh dhe gdhihesh dhe renda me vrap duke i marrë të gjitha kazinotë për ta gjetur. E gjeta diku tek një kazino tek 9-katëshet. Ishte bërë tym dhe tym nxirrte nga koka.

Kaso Kosa: -Përshëndetje zoti Ngjela. Mbase nuk është momenti, por kisha shumë dëshirë të bëja një intervistë me njeriun e hekurt, njeriun që është përplasur me të gjithë për…

Spartak Ngjela: – Ore Kaso, do më lësh rehat? Ku dreqin më gjete këtu? Mos më thuaj se të tregoi ai që as emrin s’dua t’ja dëgjoj…malokut te dreqit.

– Zoti Ngjela,lekët dhe dashnoret thonë italianët nuk tregohen, por nuk më rrihet pa të pyetur, ku i gjen lekët që harxhon këtu? Kaq shumë fitoni ju, avokatët?

– Ç’punë ke ti se ku i gjej lektë unë? Pse kot ha mut unë sa andej këndej duke sharë njërin e duke ngritur tjetrin? Më ke dëgjuar Kaso që kohët e fundit merrem vetëm me Amerikën? Dal unë para bëj një dekllaratë dhe pas meje del direkt Lu-ja. Nuk të thotë gjë kjo ty Kaso?

– E vërtetë është zoti Ngjela. E kam vënë re këtë, por mos më thuaj se sponsorizohesh nga ambasada amerikane?

-Kaso, që të jem i sinqertë unë nuk e di se nga kush më vijnë lekët, pasi m’i derdhin në llogari dhe në llogari më vijnë dollarë. Tani bëjë vetë llogarinë se kush shtet ka në përdorim dollarin dhe gjen burimin. Të kam si vëlla, o Kaso, shko ma ble një paketë me lekët e tua se dhe për një dorë kam. Ti jep vëllai ty pa merak.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *