E DIELË

Ora 19.00: Kjo javë iku shpejt dhe të them të drejtën nuk para i kam kushutuar shumë vëmëndje Ditarit tim. Po, ama, edhe pas dore nuk e kam lënë pasi siç duken bathët kam për të mbetur vetëm me të në vetminë që më pret. Zoti qoftë me mua.”

Ora 21.00: E diela ishte e qetë. Jam marrë gjithë ditën me lulishten time. Mendoj të marr një qen të vogël, por kur kujtoj atë qenin që më linte pa gjumë, mendoj ta rishikoj dhe njëherë këtë vendim. Të them të drejtën më shumë e dua që të luajë Zaho me të, pasi unë kam alergji prej tyre. Unë ju qëndroj besnik breshkave të mia dhe mendoj që të sjell edhe tre copë këtu në shtëpi. Oreks nuk kam pas fare dhe po shikoj se po bie në peshë. Kjo më bën të ndihem mirë dhe them që pasi të kaloi dhe reforma zgjedhore t’i futem palestrës bashkë me Fugën, pasi dhe ai është bërë si shuk me m…

Ora 02.35: Nuk paskam gjumë fare. Jam akoma i shqetësuar nga ftohtësia e baba Sorosit. I rashë telefonit të Gramozit dhe pse vonë, por nuk ma hapi. Plak tjetri dhe fle me pulat, por unë më shumë e mora të bëja gallatë se Gramozi ka të forta dhe sidomos kur është përgjumësh. Do mundohem të fle se më pret ditë e lodhshme nesër.

E HËNË

Ora 07.45: Më vjen biri tek koka dhe më godiste me jastëk. Në fillim s’e mblodha veten dhe m’u duk sikur më gjuante Berisha me shpulla, por kur dëgjova dhe zërin e Lindës që po i bërtiste Zahos duke i tërhequr vëmëndjen që të mos më zgjonte, e mblodha veten. Ku ka më bukur se të të zgjojë djali vogël. Kam luajtur një orë me të dhe më pas kam ngrënë një mëngjes të shendetshëm të pregatitur nga Linda. Në orën 9.00 duhet të jem në kryeministri.

Ora 11.45: Më merr në telefon Gramozi dhe më pyet se pse më kishe marrë mbrëmë aq vonë. I thashë se duhet të vinte ta takoja, por m’a preu shkurt: Mos harro se jam më i madh se ty si hierarki, por edhe si moshë. Ndaj hajde ti tek zyra ime. Ashtu u bë.

 

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *