Përshëndetje instruktor Skerdi, unë nuk shkoj në palestër por kam një trup me muskuj që më ka bërë të ndihem mirë deri diku. Kohët e fundit muskujt e krahëve më janë zhvilluar shumë, nuk është se kam ngrën ndonjë ushqim kush e di përveç kësaj edhe jam marr me vrap. Kam shumë turp kur vesh bluza me mëng të shkurtra ose kanatjere se më duken muskujt si meshkujt dhe kjo gjë është shumë besdisëse. Ju lutem çfarë ushtrimi mund të më sugjeroni më të hequr muskujt e tepërt të krahëve?

 Skerdi Pasha instruktor, Royal Fitness Club, Rruga: Theodor Keka, Unaza e Re pranë Astirit. Numër telefoni: 0695445228:-Përshëndetje vajza. E dëgjoj shpesh edhe tek palestra ku punoj këte gjë nga femrat. Zoti e ka bërë femrën me më shumë hormon estrogjen (hormoni femëror) se mashkulli. Dhe për këtë arsye femrat kanë ato tipare që kanë, të cilën e bëjnë të ndjehet dhe të quhet femër. Ashtu sikurse thashë më lart nuk je e vetmja që ankohesh për këtë gjë. Por duhet të bëheni të ndërgjegjshme për diçka. Nuk bëhesh me muskuj nëse ti nuk ushtrohesh dhe ushqehesh nën një regjim specifik. Që të jesh më e qartë ne djemtë kemi shumë më shumë testosterone (hormoni që zhvillon muskujt skeletik) dhe e kemi shumë të vështirë të ndërtojmë muskuj. Ju duke ju parë në prizmin femëror ndoshta s’ju shkojnë muskujt por që të kesh mas muskulare është një dhuratë nga Zoti. Ajo qe ndodh realisht te ju është që keni përqëndrim të madh qelizash tek gjymtyrët kryesisht te krahët.

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *