Udhëkryq

Përshëndetje gazeta Intervista! Unë jam një zonjë nga Përmeti dhe po bëj një vit që jam lidhur me një person. Në fillim nisi si shoqëri, thjesht flisnim në telefon. Ndiheshim mirë, i hiqnim mërzitjen njëri-tjetrit, pastaj ai ndryshoi, më thoshte që isha njeriu më i mirë që kishte njohur, se vetëm unë po e bëja të qeshte, thoshte që ndihej superior që Zoti ia bëri dhuratë të lidhej me mua. Filloi të shprehte që më donte aq shumë, sa që po çmendej. Unë i thashë se nuk jam për këto gjëra. Ai kërkoi falje. Flisnim prapë si shokë, kur një ditë filloi të thoshte: “Po çmendem, nuk duroj dot më”. Unë prapë e refuzova, u shkëputëm dhe u ndamë me pak fjalë. Ai nuk duroi dot asnjë javë dhe erdhi më kërkoi, u takuam dhe mes nesh ndodhi shkëmbimi i një puthjeje, unë jam e martuar kam dhe një fëmijë por nuk e di çpo më ndodh që unë po e dua shumë atë dhe më rri mendja aty. Jam në dilemë dhe nuk di si t’ia bëj? Problemi nuk qëndron vetëm se jam e martuar por se personi që unë pëlqej është shumë i madh se unë në moshë.

Ti bën pjesë në kategorinë e atyre femrave që pëlqejnë t’i kenë dashnorët në moshën e baballarëve të tyre! Mos sakrifiko familjen për aventurë sepse do marrësh në qafë fëmijën! Xhaja në terezi e ka se ka rënë në të butë! Sot puthjen e nesër në hotel ose shkurreve sepse me këtë mendje që paske ti më duket se do e çosh fëmijën në jetimore! Mblidh mendjen, ndrysho gjendjen sepse familja është e shenjtë dhe nuk ja vlen të sakrifikosh për asnjë. Ëngjëllush

Ti “zonjë” bëj si të ta ndjej sepsë shumica e bëjnë mirë moralistin/en. Mua personalisht s’më bën më përshtypje! Secili ka jetën e tij dhe e jeton si të doj por gjithashtu pasojat i vuan vet! Dashuri s’ka është enegzistente! Kështu që ngelet pjesa e pëlqimit seksual. Gentian

O Zot. Ça nuk të dëgjojnë veshët. Shqiptarët dhe thonë s’kanë bukë dhe mendjen për budalliqe e kanë. Po ku te shkone mendja. Nuk të vjen keq për fëmijët e për burrin që flet me burrat e botës. Nuk ka më shok sot jo. Thirri mendjes sa je në kohë se do jetë vonë e do shkatërrosh familjen.  Eriselda

– Ti i ke bërë të keqen familjes që kur ke fol në telefon. Po ku ka shok sot moj, sot ka vetëm interes. Remzi

Mjer ai burrë që të ka. Po të isha unë në vend të burrit tënd do të vrisja me duart e mia, grua budallaqe. Shiko burrin dhe fëmijët, lëri burrat e botës se nuk kanë për  çfarë të duhen.  Etleva

Ti e ke si shok dhe ai po ta lyp si shoqe, me që i dhe një puthje çoje deri në fund. Geron

Gjëra që ndodhin, thjesht duhet të mbash familjen e ti thërrasësh mendjes. Klajdi

 

Pyetje të reja

– Si mendoni a është teknologjia armiku numër një i njerëzimit? Ergys

– Si mendoni se është më mirë për fëmijët që linin me probleme më mirë që nënat të bëjnë analiza që kur janë shtatzënë dhe të abortojnë apo të durojnë dhe ti sjellin në jetë fëmijët e tyre edhe pse do vuajn shumë të dy palët? Danjel

Cila është dhurata ideale për ditëlindje për një djalë? Enea

– Kush e vendos moshën? Vitet apo mendimet që kemi në kokë? Aurora

– Ç’mendim keni për shprehjen: “Askush nuk është bërë i lumtur, duke lënduar të tjerët”! Unë mendoj që shumica aty lumturohen, kur të shohin që po vuan. Gledis

“Trim është ai që fle vetëm, jo me gratë e botes “. Ju si mendoni?

 

-Kësaj bote i mungojnë njerëzit e mirë. Kjo botë është e etur për të tillë njerëz. Dëshirojmë shumë që kjo botë të bëhet më e mirë dhe shpresojmë por kur dëgjon përditë vrasje, vjedhje apo korrupsion mendon se shoqeria jonë nxjerr vetëm llum. Ju si

mendoni? Alba

Kjo botë ka njerëz të mirë por janë të paktë dhe njerëzit këtë lloj e shohin si lloj idiot dhe i shkelin me këmbë pa i vën re dhe nga shkeljet e tepërta këta njerëz të mirë dalëngadalë kthehen në të këqinj dhe të pandjeshëm. Ligji i xhunglës me pak fjalë. Albano

– Problemi është se ka njerëz të mirë plot por jehonë i bëhet vetëm të keqes. Denis

– Shqipëria nuk bëhet për 1000 vjet e as me njerëzit, as me pasardhësit e brezave që do të vijnë, po e patën në gjak dhunën ashtu do të jenë. Më vjen keq për brezat me çfarë mentaliteti rriten. Elona

– Nga t’ia filloj? Nga shkaqet që i çojnë njerëzit drejt së ligës? Kam përshtypjen se kjo botë ka njerëzit që meriton. Bërtasin e ulërrasin për mirësi por kur kanë bërë mirë vet për herë të fundit lind pyetja? Amelia

– Duhet bashkëpunim, bashkëbisedim, mirëkuptim. Kështu mund edhe të shmangim këto që dëgjojmë përdit, sidomos kohët e fundit. Deisy

– Bota ka njerëz të mirë, plot me kulturë, me humanizëm, me pasion për punën, për jetën. Me shpresë për të ardhmen e plot optimizëm për ditën që vjen. Problemi qëndron me shoqërinë tonë. Pa dashur ta gjykoj, tek ne mungon humanizmi, mungon njerzillëku, mungon dëshira për të ndërtuar të nesërmen. Ka vdekur logjika, një fjalë e thënë shpesh ka kosto. Mendoj se nuk ekziston optimizmi për të nesërmen. Jemi produkt i një kohe dhe mentaliteti të kuptuar keq. Anxhelina

– Llumi llum nxjerr nuk do nxjerri pastërti. Dejvi

– Ka të bëjë ambienti, atmosfera, ku shkollohemi, ku pijmë kafe, ku punojmë. Infektohemi pa dashje . Është një epidemi ligësia, ku shpërndahet shpejt sado ti rezistosh. Ndonjëherë kushtet për mbijetesë, ndonjëherë për egzistencë, ndonjëherë lakmia. Njeriu nuk lind i lig, lind i pastër, pastaj bëhet i tillë. Duam s’duam jemi ne po të njëjtët që e bëjmë të tillë. Elion

Kete shkrim mund ta lexoni te plote ne gazeten Intervista qe e gjeni në të gjitha kioskat e Shqipërisë dhe të Greqisë. Mund t’ua dergojme edhe në adresën tuaj te emailit për vetëm 99 cent në muaj. Kontaktoni me ne në inbox!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *