Gonorreja është në rritje si pasojë e mos përdorimit të prezervativit gjatë seksit oral, ka paralajmëruar Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Kjo sëmundje seksuale mund të shpërndahet nga fyti i një personi të infektuar pa e ditur ata që e kanë sëmundjen, pasi në shumicën e rasteve kjo sëmundje nuk shfaq simptoma. Por problemi më serioz qëndron te trajtimi i kësaj sëmundje, pasi është vështirë të trajtohet sepse ka më pak enë të gjakut në fyt dhe kjo është shumë problematike. Nëse nuk trajtohet, gonorreja mund të çoj në shumë probleme mjekësore të cilat ndikojnë direkt tek gratë, duke përfshirë pezmatimin e pelvikut, shtatzëni ektopike, rritje të rrezikut për HIV, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *