Ndoshta të gjithë nuk e njohin shumë, por paska një arsye, të famshmit “i vjedhin” asaj punën.

Bëhet fjalë për grimieren Elona Balaj, e cila së fundmi ka akuzuar kompaninë e Alketa Vejsiut se i ka vjedhur “djersën” dhe e ka prezantuar atë si punë të vetën.

Elona ka postuar një foto në Instagram, të cilën më parë e ka postuar “Class” duke e kujtuar punë të vetën make-up-in e vajzës, ndërkohë ai ishte bërë nga Elona Balaj.

“Gjatë gjithë karrierës dhe eksperiencës sime shumëvjeçare më ka ndodhur shpesh të jenë përpjekur të më kopjojnë, të më bëjnë keq apo të më vjedhin meritat, por në mënyrë kaq të dukshme dhe qesharake kurrë më parë. Në fakt, ndoshta duhet të ndihem krenare që u ka pëlqyer kaq shumë saqë do të donin ta kishin bërë vet dhe e kanë shfaqur si punë të tyren. Është e turpshme të vjedhësh deri në këtë pikë punën e tjetrit! P.S: Ju kujtojmë se pranojmë regjistrime për klasën e make up-it nga Elona Balaj, prandaj, e dashur Alketa, mund të sillni punëtoret tuaja për të mësuar që herën tjetër ta bëjnë vetë make up-in”, shkruan Elona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *